LAJMI I FUNDIT:

Shtetet që performojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’

Shtetet që performojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’
Eurovision 2019' (Foto: Thomas Hanses/eurovision.tv)

Në Tel Aviv të Izraelit të enjten do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit ‘Eurovision 2019’.

Janë gjithsej 18 shtete që do të garojnë, ndërsa vetëm 10 prej tyre do të arrijnë të kualifikohen në finalen e madhe të 18 majit. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Shqipëria, nën përfaqësimin e artistes Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.


(Eurovision 2019, foto: Andres Putting)

Kjo është lista e shteteve që garojnë në gjysmëfinalen e dytë të ‘Eurovision 2019’ dhe këngët përfaqësuese:

1. Armenia – Srbuk me “Walking Out”

2. Irlanda – Sarah McTernan me “22”

3. Moldavia – Anna Odobescu me “Stay”

4. Zvicra – Luca Hänni me “She Got Me”

5. Letonia – Carousel me “That Night”

6. Rumania – Ester Peony me “On A Sunday”

7. Danimarka – Leonora me “Love Is Forever”

8. Suedia – John Lundvik me “Too Late For Love”

9. Austria – PÆNDA me “Limits”

10. Kroacia – Roko me “The Dream”

11. Malta – Michela me “Chameleon”

12. Lituania – Jurij Veklenko me “Run With The Lions”

13. Rusia – Sergey Lazarev me “Scream”

14. Shqipëria – Jonida Maliqi me “Ktheju Tokës”

15. Norvegjia – KEiiNO me “Spirit In The Sky”

16. Holanda – Duncan Laurence me “Arcade”

17. Maqedonia e Veriut – Tamara Todevska me “Proud”

18. Azerbajxhani – Chingiz me “Truth”

Transmetuesi publik i çdo vendi ka emëruar pesë profesionistë të industrisë muzikore si anëtarë të jurisë për të hedhur votën e tyre. Renditjet e tyre janë të kombinuara për çdo vend, ku këngët më popullore marrin 12 pikë, të tjerët marrin 10, pastaj 8, 7 dhe kështu me radhë, deri në 1 pikë për këngën e tyre më të preferuar.

Juritë vendosin pikët e tyre bazuar në katër elementë kryesorë: Vokali i këngëtarit, performanca në skenë, përbërja dhe origjinaliteti i këngës, si dhe përshtypja e përgjithshme e aktit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori