LAJMI I FUNDIT:

Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë

Veseli ua dërgon deputetëve propozimin për Komisionin Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë ku për pikë të rendit të Ditës do të ketë propozimin e Kryetarit, Kadri Veseli për themelimin e Komisionit Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë. Themelimi i këtij Komisioni është një nga hapat e parë të iniciativës së Veselit për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Veseli ka paralajmëruar edhe ndërtimin e një Muzeu të Gjenocidit, Muzeun e Dëbimit si dhe Shpalljen e Ditës së Gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli tashmë propozimin e tij se si do të duket ky komision, detyrat, dhe hapat e mëtutjeshëm ua ka dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


“Ky Komision do ta ketë si mision mbledhjen e të dhënave, hulumtimin, dokumentimin dhe klasifikimin të krimeve të bëra nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i kësaj iniciative është që krimet që kanë ndodhur në vendin tonë të dokumentohen në bazë të praktikave ndërkombëtare dhe në bazë të këtyre fakteve të kërkohet themelimi i një Gjykate që trajton në mënyrë të paanshme dhe profesionale krimet e bëra nga Serbia dhe forcat e saj ushtarake e paramilitare”, shkruan ndër të tjera në propozimin e Veselit.

Ky komision është paraparë të përbehet nga përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore si dhe të organizatave të familjeve të viktimave të vrara në luftë./Telegrafi/

Më poshtë lexoni propozimin e Veselit:




Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori