LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 18 vjet burg për vrasje dhe armëbajtje pa leje

Dënohet me 18 vjet burg për vrasje dhe armëbajtje pa leje
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar me 18 vjet heqje lirie të akuzuarin E.B. për veprën penale vrasje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në dënim do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 1 nëntor 2017.

Sipas njoftimit për media, i akuzuari obligohet të paguajë shpenzimet procedurale në shumën prej 1.521 euro, shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën 300 euro si dhe shumën 50 euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.


Gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, më 1 nëntor 2017 në Gjakovë, në qebaptoren “T-B” me dashje ka vrarë A.H. për shkak të një mosmarrëveshje që i akuzuari kishte pasur kohë më parë me tani të ndjerin rreth motrës së tij të mitur.

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori