LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Nuk ka indikacione për valë të re të emigrantëve

Spasovski: Nuk ka indikacione për valë të re të emigrantëve

Ministri i Punëve të Brendshme gjatë vizitës së tij të punës në Manastir deklaroi se “nuk kemi indikacione të cilat do të potencojnë se në kohë shumë të shpejtë do të mund të kemi valë të re të emigrantëve”.

Sipas Spasovskit, e migrimi, terrorizmi dhe cyber-krimi do të jenë sfida të cilat do të zgjasin në afat të gjatë dhe, siç tha, ne për to, seriozisht po përgatitemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk kemi indikacione të cilat do të potencojnë se në kohë shumë të shpejtë do të mund të kemi valë të re të emigrantëve. Sipas të dhënave nga viti 2019, ka vëllim të madh të tentimeve për kalimin ilegal të kufirit, por nëse merret parasysh fakti se në vitin 2018 policia e Maqedonisë së Veriut në kufirin jugor, 90 për qind nga numri i përgjithshëm të emigrantëve ilegalë ose rreth 17.000 ka arritur t’i zbulojë dhe pengojë për të hyrë ilegalisht në shtet, tregon se kemi sistemim të mirë, si me mjete materiale, ashtu edhe me resurse njerëzore”.

“Gjatë tre javëve të fundit statistika tregon se kemi zvogëlim të numrit që po tenton të hyjë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Situata është nën kontroll, ndërsa ne vazhdimisht po përgatitemi dhe ndërmarrim masa me shtetet nga rajoni, por edhe me shtetet anëtare të BE-së, që me masa së bashku të krijuara, të jemi të gatshëm dhe me sukses të ballafaqohemi me këtë proces për çdo periudhë, nëse paraqitet kriza me emigrantë. Migrimi, terrorizmi dhe sajber krimi do të jenë sfida të cilat do të zgjasin në afat të gjatë dhe ne seriozisht po përgatitemi”, deklaroi Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndryshimet e ardhshme institucionale të funksionarëve nga pushteti, ministri Spasovski tha se e përkrah operacionin për ndryshime.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori