LAJMI I FUNDIT:

Oda Amerikane: Mirëpresim moslejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Oda Amerikane: Mirëpresim moslejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vite

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) e vlerëson si hap pozitiv moskalimin e amendamentit të propozuar në Ligjin mbi Automjetet për heqjen e kufizimit mbi importin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Sipas OEAK), ky hap duhet të shihet si riafirmim i përkushtimit të Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe përafrimit të normave të saj me ato të Bashkimit Evropian.

“Oda Amerikane edhe më herët u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që mos ta mbështesin një ndryshim të tillë që do të përkeqësonte situatën në vend si në aspekt të ndikimit mjedisor, ashtu edhe në aspekt të sigurisë në trafik. Marrë parasysh faktin se vjetërsia mesatare e automjeteve të regjistruara në Kosovë është mbi 18 vite dhe fakti se vendi përballet me nivele të larta të ndotjes gjatë periudhave të caktuara të vitit, implikimet nga një ndryshim i tillë do të rrisnin edhe më shumë shqetësimet tek qytetarët. Padyshim se ndikimet pozitive afatshkurta të një hapi të tillë do të ishin minimale krahasuar me dëmin që automjetet e vjetra mund të shkaktojnë.”, thuhet në reagimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.


Dështon nisma për rritjen e importit të veturave të vjetra deri në 15 vjet
Lexo po ashtu Dështon nisma për rritjen e importit të veturave të vjetra deri në 15 vjet

Në fund, sipas Odës Ekonomike Amerikane moskalimi i këtij amandamenti është në frymë me iniciativat e Bashkimit Evropian për reduktimin e emetimit të gazrave nga automjetet e rënda dhe të lehta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Kalo në kategori