LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha duket atraktive në BMI Awards, shpërblehet me çmimin “Kënga më performuese e vitit”

Bebe Rexha duket atraktive në BMI Awards, shpërblehet me çmimin “Kënga më performuese e vitit”
Bebe Rexha në BMI Awards 2019. Foto: Getty Images/Guliver

Çmimet BMI janë ceremoni vjetore për kompozitorë në zhanre të ndryshme të organizuara nga Broadcast Music, Inc., duke nderuar autorët e këngëve dhe këngëtarët interpretues.

Çmimi kryesor i muzikës pop u themelua në vitin 1952, gjersa këtë vit festohet edicioni i 67-të i tij.


Këngëtari i famshëm Sting, është nderuar për këngën e tij hit “Every Breath You Take”, e cila është bërë kënga më e dëgjuar në katalogun BMI të mbi 14 milionë veprave muzikore.

Shqiptarja Bebe Rexha ishte e ftuar sivjet në BMI Awards 2019 (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ngjarja është zhvilluar në Hotelin Beverly Wilshire në Los Angeles, duke nderuar kompozitorët dhe prodhuesit e këngëve popullore më të suksesshëm të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara.

Bebe Rexha ndjehet e ofenduar nga shqiptarët, reagon përmes një videoje
Lexo po ashtu Bebe Rexha ndjehet e ofenduar nga shqiptarët, reagon përmes një videoje

Në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kështu është dukur Bebe Rexha në BMI Awards 2019 (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Ajo është shpërblyer me çmimin “Kënga më e performuar e zhanrit POP”, për vitin 2018, për këngën “Meant to be”.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet artistja teksa ka publikuar disa imazhe të trofeut në InstyaStory, duke u ndjerë falënderuese ndaj eventit që e nderoi me këtë çmim.

Bebe Rexhës i jepet çmim “Kënga më e performuar e zhanrit POP” në BMI Awards (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

“Meant to be” përndryshe ka qenë një ndër hitet më të mëdha në karrierën e Bebe Rexhës, që deri më tani numëron mbi 760 milionë shikime vetëm në kanalin YouTube.

Është pikërisht ky projekt muzikor në bashkëpunimin me grupin Florida Georgia Line, që i ka dhuruar asaj nominime në disa çmime ndërkombëtare si: Grammy, MTV Vma, AMA, MTV Ema, etj.

Ndonëse artistja shqiptare në fillim të këtij viti deklaroi se u nda e zhgënjyer nga shumë prej tyre që nuk e vlerësuan me çmim këngën “Meant to be”, ajo arriti që gjatë këtij viti të marrë çmim në “Billboard Music Awards” dhe “iHeart Radio Music Awards”, për këngën në fjalë. /Telegrafi/

Bebe Rexha në “Grammy Awards” (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori