LAJMI I FUNDIT:

BE paralajmëron për manipulime ruse në zgjedhjet evropiane

BE paralajmëron për manipulime ruse në zgjedhjet evropiane

Referendumi për Brexitin, fushata elektorale në SHBA dhe tani zgjedhjet për Parlamentin Evropian? Për Komisaren e Drejtësisë, Jourova kërkohet vigjilencë më e madhe për t’u përballur me Rusinë në “garën digjitale”.

Më pak se dy javë përpara zgjedhjeve evropiane, Komisionerja e Drejtësisë e BE, Vera Jourová paralajmëroi për rrezikun e manipulimit të zgjedhjeve, veçanërisht nga Rusia. “Ne nuk duhet të lejojmë që rezultatet e zgjedhjeve të falsifikohen me anë të manipulimeve qoftë edhe në një shtet të vetëm anëtar. Këto zgjedhje janë zgjedhje përcaktuese për Evropën”, u tha Jourová gazetave të Rrjetit Redaksional Gjermani (RND).

Fushatat e organizuara të dezinformimit nga bota e jashtme synojnë të konstatojnë polarizimet në shoqëri dhe t’i intensifikojnë ato, tha politikania çeke. “Kjo e bën të vështirë dallimin e tyre. Po përjetojmë një garë digjitale armatimi, Evropa duhet të përgatitet”.


“Task-Forca StratCom Lindore” në mbrojtje

Ndërkohë, me Stratcom-in Lindor ekziston një njësi e veçantë në Shërbimin e Jashtëm Evropian, i cili zbulon dezinformime nga Rusia, u shpreh më tej Jourová. Grupi i punës për “komunikimin strategjik ndaj Lindjes” (East StratCom Task Force) ka për detyrë vlerësimin e mediave ruse dhe të identifikojë mesazhet e manipuluara edhe në publikime të tjera. Lufta kundër fushatave të dezinformimit do të mbetet një çështje qendrore, “edhe pas zgjedhjeve evropiane”, theksoi Jourova.

Komisioni i BE është i shqetësuar që prej disa muajsh se Rusia mund të ndërhyjë në veçanti me anë të të ashtuquajturve “bots sociale”, pra të krijojë automatikisht kontribute në rrjetet sociale. Sipas ekspertëve, fushatat e dezinformimit mund të kenë ndikuar në debatin e referendumit para-Brexit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në fushatën zgjedhore të vitit 2016 në SHBA.

Lituania paralajmëron për rrezikun e ndikimit rus

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius gjithashtu paralajmëroi për rrezikun e ndikimit rus në këtë fushë. “Evropa duhet të jetë në gatishmëri”, tha Linkevicius për RND. Zgjedhjet evropiane janë një test, nëse mekanizmat e mbrojtjes kundër manipulimit të zgjedhjeve do të funksionojnë. “Ne nuk mund të jemi naivë: Moska po përpiqet të krijojë një gjendje të përhershme paqëndrueshmërie në BE dhe ta shfrytëzojë atë për interesat e veta. Këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha Linkevicius.

Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese nuk sheh përpjekje

Për Gjermaninë, Presidenti i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, Thomas Haldenwang nuk sheh përpjekje përkatëse të lëvizjeve antidemokratike. Shërbimi Informativ i Brendshëm e ka këtë parasysh në mënyrë të veçantë, por pas komunikimeve me partnerët evropianë aktualisht nuk e sheh këtë rrezik. /DW/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori