Shqiptarja Almira Salloviq nga Ulqini, është femra e parë zjarrfikëse në Mal të Zi. Ajo ka thënë se kjo punë e ka bërë më të fortë atë, sepse është ballafaquar me raste nga më të rëndat.
“Tash e tetë muaj ushtron profesionin e zjarrfikëses. Është një punë që e bëj me plotë dëshirë e vullnet. Qysh në moshën e fëmijërisë ëndërroja të isha një zjarrfikëse, por Ulqini ishte vend i vogël dhe pothuajse asnjë zjarrfikëse në tërë Malin e Zi nuk e gjeje. Pasi mbarova shkollën e mesme më pëlqenin më shumë punët e meshkujve. U regjistrova në fakultet në drejtimin për police por sapo mbarova vitin e parë u punësova në këtë profesion ku jam edhe sot”, tregon për RTV Dukagjinin, Allmira Salloviq.
21 vjeçarja, hoqi dorë edhe nga profesioni që prindërit e saj ëndërronin, për t’iu bashkuar zjarrfikësve të Ulqinit, duke mos e ndalur rrugën që ajo kishte nisur.
“Sigurisht pa përkrahjen e familjarëve nuk do ia kisha dalur. Në fillim më thoshin: ‘sa do mund të ia dalësh’, ‘mos rreziko!’, ‘je një femër’, ‘je e para në Mal të Zi’, ‘Ulqini është një vend i vogël’, etj. Kur e panë që unë nuk heq dorë, më mbështetën atëherë dhe sot. Në Mal të Zi më kanë pritur shumë mirë. Janë habitur pak, por më kanë përkrahur”, tregon më tej Almira.
Të qenit zjarrfikëse është profesion human, por në të njëjtën kohë edhe shumë sfidues.
Por, për Allmirën të rrezikohet jeta për të shpëtuar dikë tjetër, është më shumë se kënaqësi.
“Vështirësitë e kësaj punë janë shumë. Por edhe të mirat e kësaj pune janë shumë. Vështirësia është shumë e madhe kur në pyetje është ta shpëtosh ndokënd. Nuk është në pyetje vetëm zjarri por edhe aksidentet që ndodhin duhet ndërhyrja. Nga momenti që kam vendosur ta vesh këtë uniformë e kam ditur që më presin vështirësi të mëdha”, tha ndër të tjera Allmira Salloviq.
Allmira Salloviq, ka thënë se secili nga ne duhet të ndjekë atë që dëshiron, në mënyrë që të jetojmë të lumtur, pavarësisht kritikave dhe vështirësive që na servon jeta./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City