LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Në shkolla do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Qeveria e Maqedonisë së Veriut: Në shkolla do të regjistrohen vetëm fëmijët e vaksinuar

Në seancën e sotme, Qeveria mori vendim përfundimtar që në shkolla të regjistrohen vetëm fëmijët të cilët janë të vaksinuar dhe kanë një dokument – certifikatë të përshtatshme për këtë. Në të gjitha shkollat të pranohen aplikimet për regjistrim në shkolla dhe të fëmijëve që nuk janë të vaksinuar, por nuk duhet të regjistrohen, derisa të dorëzohet një dokument-certifikatë e përshtatshme për vaksinim, konfirmojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar të moshës deri 14 vjeç me vaksina MRP që nga fillimi i epidemisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 24.023. Në Shkup, numri i fëmijëve të vaksinuar është 13.684 nga gjithsej 16.361 fëmijë të pavaksinuar. Në pjesë tjetër e vendit, numri i fëmijëve të vaksinuar deri në moshën 14 vjeç me vaksina MRP arrin në 10.339 fëmijë.


Institucionet e kujdesit shëndetësor nuk mund të lëshojnë certifikata nëse fëmija nuk ka marrë vaksinat e detyrueshme. Certifikatat gjatë regjistrimit të fëmijëve në shkollat fillore lëshohen në qendrat shëndetësore, ku ka pikat e vaksinimit dhe ato janë pa pagesë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori