Në 20 vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës është organizuar akademi përkujtimore.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se edhe pas 20 viteve, mbetët brengë për institucionet, që nga 400 masakra që janë bërë në Kosovë, nuk është dënuar ende askush.
“Sot jemi mbledhur këtu të kujtojmë martirët që u vranë nga vet shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Mbetet brengë e madhe për vet ne, në ndërgjegjen e bashkësisë ndërkombëtare që edhe pas 20 viteve, nga 400 masakra nuk është dënuar askush. Tani shteti i Kosovës, shpresoj që në seancën e ardhshme të Kuvendit të nxirret rezoluta që dënon krimet e kryera të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në 20 vjetorin e kësaj masakre tha se enjten, në seancën e jashtëzakonshme, duhet të bëhen të gjithë bashkë, për të nisur një rrugëtim, në mënyrë që të dënohen krimet serbe.
“Duke qëndruar përballë këtyre emrave, janë rreth 13 mijë emra, qenie njerëzore, të cilët kanë pasur të drejtën për jetë, dhe u privuan nga liria dhe vendi i tyre. Të gjithë këta njerëz që kanë rënë në altarin e lirisë, Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi për njerëzit e vend, kriminelët që kanë kryer këto krime. Ne jemi për paqe, ne duam fqinjësi të mirë, por nuk i nënshtrohemi asnjë provokimi. Duhet të jemi bashkë ditën e enjte. Të enjten do të fillojmë rrugëtimin në mënyrë unike, Serbia duhet të dënohet për gjenocidin që është kryer në Kosovë”, theksoi Veseli.
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, tha se nuk duhet të diskutohet se kush e inicioi ligjin për dënimin e krimeve serbe.
” Edhe kur kam qenë në Qyshk dhe vendndodhje tjera, ndjenjat kanë qenë çdo herë të përziera, se Peja dhe ajo zonë ka qenë gjithmonë zonë me interes për armiqtë tonë. Gjithmonë jemi ndjerë në borxh ndaj familjarëve, se varret i kanë bërë vet familjarët e jo institucionet. Ne duhet me ligj ta mbrojmë flijimin e tyre. Inicimi i një ligji për ta dënuar fajtorin është obligim i yni, po dëgjoj shumë diskutime se kush e nisi i pari dhe kush e nisi këtë iniciativë por mos i bëni këto. Ka ardh koha që Kosova vërtetë, që të mbrohen me ligj familjarët, të rënët për liri, të drejtën dhe flijimin e tyre, që të mos guxoj askush të mohohet krimi”, ka thënë ai.
I pranishëm në këtë akademi ishte edhe kryetari i Akademisë dhe Shkencave, Nexhat Daci, i cili tha se duhet të përkrahet nisma që Kosova njëherë e përgjithmonë të mos e ndjej veten fajtore dhe që e kanë njollosur gjatë gjithë historisë.
“Tani është koha që ata që janë mburrur për krime, tash është koha të vuaj për ato krime”, theksoi Daci.
Në emër të familjarëve ka folur Naser Rama tha se ata janë të mërzitur, por janë të vetëdijshëm që pa gjakun e tyre nuk do të kishte liri./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje