LAJMI I FUNDIT:

Thimonier për negociatat: Nuk mund të parashoh datë, pas raportit të KE-së do të japim vlerësime

Thimonier për negociatat: Nuk mund të parashoh datë, pas raportit të KE-së do të japim vlerësime

“Nuk mund të flas për datë për negociatat. Do të presim raportin e Komisionit Evropian në fund të muajit maj që të bëjmë vlerësime nëse është zbatuar ajo që është dashur, gjegjësisht në fushën e gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës”.

Këtë sot e deklaroi ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Christian Thimonier, i cili ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit Ekonomik në Prilep, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të parashikohet datë do të them, jo. Nuk jam astrolog, por gjithsesi do të them njërin nga kushtet: të përfundojnë punët e filluara, gjegjësisht të përfundojë agjenda 3-6-9, më pas agjenda 18, të cilat paraqesin instrumente të punës jo të zakonshme”, tha Thimonier.


Sipas tij, kjo është periudhë e rëndësishme pasi hyhet në momente turbulente në historinë botërore dhe se zgjedhjet do të ndikojnë në shumë aspekte.

“Kuptohet se zgjedhjet do të kenë ndikim, edhe atë në shumë aspekte, pasi në përgjithësi Bashkimi Evropian dhe Franca, gjithnjë e më shumë janë të interesuara për vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Thimonier.

Ndryshe, pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, funksionarët qeveritarë janë optimistë se në muajin qershor do të marrin datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian

Diplomimi i gjeneratës së 61-të i Policisë së Kosovës, Krasniqi thotë se është rritur numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
QKUK: Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor po realizohet sipas planit, deri tani janë kryer konsultime me rreth 300 çifte

QKUK: Shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor po realizohet sipas planit, deri tani janë kryer konsultime me rreth 300 çifte

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort

Lajme
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori