Një ekip i mjekëve specialistë në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka kryer me sukses një ndërhyrje në sytë e një fëmije një muajshe, duke ia shpëtuar të pamurit, pasi, ishte diagnostikuar me retinopati premature, që çon në verbërim të përhershëm, njofton QKUK përmes një komunikate për media.
Kjo sëmundje shfaqet tek fëmijët e lindur para kohe dhe zakonisht shkaktohet nga rritja e çrregullt e enëve të gjakut, të cilat dëmtojnë retinën e syrit, transmeton Telegrafi.
Fëmija ka qëndruar për katër javë në Klinikën e Neonatologjisë. Nga ekzaminimet e bëra, mjekët kanë konstatuar se ndërhyrja e menjëhershme është e domosdoshme për t’ia shpëtuar foshnjës sytë.
Dr. Ardian Sermaxhaj ka thënë se pacienti tash është mirë.
“Foshnja tash është mirë dhe nuk ka kurrfarë problemi. Është në javën e 36-të, jemi duke e përcjellë. Po të mos identifikohej problemi me kohë, pas 2 javësh do të mund të ndodhte shkalla e tretë apo e katërt e retinopatisë premature, që do të çonte në verbërim të përjetshëm”, thotë Sermaxhaj.
Klinika e Syve ka formuar një ekip prej 5 mjekësh për trajtimin e sëmundjes së retinopatisë premature. Përveç dr. Ardian Sermaxhajt, aty bën pjesë edhe dr. Anita Sylaj, dr. Festim Bllata, dr. Visar Huruglica dhe dr. Belinda Pustina.
Drejtori i Klinikës së Syve, dr. Adem Miftari, thotë se QKUK ka kapacitet të trajtojë të shumicën e rasteve të kësaj natyre, pa pasur nevojë për referim jashtë vendit.
“Menaxhmenti i Klinikës, bashkë me mjekët, punojnë në ekipin që diagnostikon dhe trajton retinopatinë e premature. Jemi duke punuar edhe në hartimin e protokollit për diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje, duke u bazuar në përvojat e mjekësisë kulminante”.
“Ne kemi kapacitet të trajtojmë shumicën e rasteve me probleme të retinopatisë premature. Sa i përket trajtimit të këtyre sëmundjeve, jemi në një nivel me vendet e përparuara të botës. Presim që të furnizohemi me pajisje shtesë, në mënyrë që të trajtojmë të gjitha rastet”, thekson Miftari.
Në Klinikën e Syve, për 2 vjet, thuhet se janë trajtuar 27 raste suksesshëm me retinopati premature. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze