Mungesa e qëndrueshmërisë menaxheriale në ShKK, jo-funksionalizimi i të gjitha hapësirave dhe kapaciteteve ekzistuese në ShKK, mbipopullimi i qendrave të paraburgimit, mungesa e kategorizimit të mirëfilltë dhe planit të vuajtjes së dënimit për të dënuarit, prania e dukurisë së kontrabandës me mjete të ndaluara, vendosja dhe trajtimi i kryerësve me çrregullime mendore janë disa nga sfidat dhe mangësitë kryesore me të cilat përballen institucionet korrektuese të Kosovës.
Kështu u tha në konferencën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës me rastin e prezantimit të raportit vjetor “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese”, ku njëherësh u evidentuan edhe të arriturat dhe përmirësimet që kanë arritur institucionet e shërbimeve korrektuese të Kosovës, gjatë vitit të kaluar.
Drejtoresha ekzekutive në QKRMT, Feride Rushiti, tha se raporti i prezantuar sot, paraqet punën 11 vjeçare të realizuar brenda këtyre institucioneve.
Rushiti, theks të veçantë i kushtoi nevojës për monitorues të jashtëm në shërbimet korrektuese, për të cilët tha se luajnë një rol shumë të rëndësishëm në raportimin e parregullsive tek Ministria e Drejtësisë.
“Sot shërbimi korrektues ka bërë një përparim sidomos në përmirësimin e kushteve fizike. Shumë projekte e iniciativa janë duke u realizuar, ndërsa ka pasur avancim edhe në Kornizën ligjore, kurse një zhvillim ka pasur edhe në avancimin e protokolleve dhe transferimin e shëndetësisë nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Drejtësisë”, u shpreh ajo.
Këshilltari i ministrit të Drejtësisë, Altin Ademi, tha se raporti është një pasqyrë e asaj se ku gjendet Kosova në këtë fushë.
Sipas tij, MD është e përkushtuar për një sistem korrektues efikas, teksa u shpreh se do t’i marrin parasysh rekomandimet e dala nga raporti në fjalë, si pjesë të politikbërjes.
Ai u shpreh optimist se raporti i QKRMT-së, vitin e ardhshëm, do të jetë vetëm me 5-6 faqe.
“Burgjet tona nuk janë as për së afërmi me atë që kanë qenë në të kaluarën. Do të thotë është bërë një proces i jashtëzakonshëm. Raporti nxjerrë edhe sfidat, por janë raste të izoluara. Vërehet se kemi një shërbim efikas. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se ka ende sfida dhe ne jemi këtu t’i identifikojmë dhe t’iu japim një zgjidhje”, tha ai.
Rasim Selmani nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, u shpreh se çështja e të drejtave të njeriut është primare për ta. Ai tha e Shërbimi Korrektues ka bërë një avancim të hapur, duke u mundësuar të burgosurve që të komunikojnë me familjarët e tyre përmes Skype, që sipas tij, mundëson një socializim më të lehtë të tyre kur të lirohen.
“Tash ne e kemi një program të aplikimit që po praktikohet në Vushtrri, ku stafi ynë që hynë në sistem, i nënshtrohet nja trajnimi 7 mujor, ku një pjese të rëndësishme zë aftësimi profesional i stafit për të drejtat e njeriut. Ka shumë sfida, dhe ato mund të vijnë çdo ditë, dhe për këtë ne kemi bërë hapa konkret të cilët do të vazhdojnë edhe më tutje në këtë drejtim, për rehabilitimin e të burgosurve”, tha ai.
E Alban Muriqi, i cili prezantoi të gjeturat nga raporti monitorues tha se ka ende raste kur të burgosurit keqtrajtohen, dhe për këtë ai theksoi se duhet te veprojnë me efikasitet të gjitha institucionet. Ai tha se janë përmirësuar kushtet materiale dhe të banimit. Theksoi se nuk ka mbipopullim porse ka mungesë të kategorizimit, si dhe shtoi se mungojnë programe dhe ri-socializimi, për shkak të pamundësisë për aktivitete të punës.
“Stafi korrektues ende mund të përdorë forcën fizike, presionin, sidomos në burgun e Dubravës. Ne kërkojmë që mekanizmat e raportimit të jenë të vendosura në mënyrën e duhur ku të burgosurit mund të raportojnë këto probleme”, tha Muriqi./kp/Telegafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mustafi: Glorifikimi i kriminelëve dhe ndalimi i aktivistëve, fytyra e vërtetë e regjimit serb
Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Hamza tregon se cili është çelësi i gjithë përkrahjes që po ia bëjnë qytetarët
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar