Refugjatët në Austrinë e Poshtme pritet të trajtohen nga autoritetet rajonale me “Dhjetë Urdhëresat e Imigrimit”. Pjesë e dekreteve është një kërkesë që emigrantët duhet të tregojnë mirënjohje për Austrinë.
Landi federal i Austrisë së Poshtme kërkon që azilkërkuesit në të ardhmen të nënshkruajnë rregullat e sjelljes me titull “Dhjetë Urdhëresat e Imigracionit”. Politikani populist i partisë së djathtë FPÖ, Gottfried Waldhäusl, i cili është përgjegjës për çështjet e azilit në qeverinë e Austrisë së Poshtme e paraqiti këtë propozim në një konferencë shtypi në kryeqytetin e landit St. Pölten.
Sipas kësaj, kodi i sjelljes përmban rregulla të tilla si “Duhet të mësosh gjuhën gjermane”, “Duhet t’u bindesh ligjeve austriake”, “Konfliktet ti duhet t’i zgjidhësh pa dhunë” dhe “Ti duhet të jetosh me mirënjohje ndaj Austrisë”.
Tregon si “funksionon Austria”
Sanksione për rastin kur dikush nuk u përmbahet rregullave nuk ka, theksoi fermeri i kualifikuar Waldhäusl. Për urdhëresat është menduar pozitivisht. “Ne u japim këtyre njerëzve mbrojtje të përkohshme dhe çdo gjë për të cilën kanë nevojë. Por ne gjithashtu presim njëfarë mirënjohjeje.” Çdo azilkërkues duhet të informohet që në krye, “për mënyrën si funksionon Austria”.
Më parë, Waldhäusli kishte informuar për projektin e tij gazetën gjermane “Die Welt”. Sipas tij, azilkërkuesit duhet të marrin pjesë në të ashtuquajturat “kurse për vlerat” dhe në projekte integrimi, të cilat do të ofrohen në 15 gjuhë të ndryshme. Politikani i FPÖ-së nuk bëri të ditur se kur duhet të zbatohen këto plane.
Dhe ja si funksionon Gottfried Waldhäusl
Waldhäusli vetë tërhoqi vëmendjen pak muaj më parë, sepse dha urdhër që të strehoheshin refugjatë të mitur të pashoqëruar në një strehimore azili, të rrethuar me tela me gjemba dhe të ruajtur me roje. Të rinjtë lejoheshin të largoheshin nga strehimorja vetëm të shoqëruar. Pas kritikave të Prokurorisë për Fëmijët dhe të Rinjtë të Austrisë së Poshtme, kryetarja e Landit, Johanna Mikl-Leitner (ÖVP) urdhëroi transferimin e të rinjve. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPaketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak