Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Adri Nurellari ka thënë se iniciativat e dështuara të Serbisë për të vënë para drejtësisë ata që kanë kryer krime në Kosovë, ka shtyrë Kuvendin e Kosovës për të krijuar një Tribunal për krimet serbe në Kosovë.
Nurellari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se Serbia jo vetëm që nuk ka vënë para drejtësisë kriminelët e luftës, por ka një tendencë për të rindryshuar historinë e luftës.
Nurellari ka thënë se në Kosovë ka pasur dyshime edhe për luftën e UÇK-së edhe për pavarësinë e Kosovës, por e vërteta historike ka dalë ndryshe.
“Janë shumë njerëz që kanë qenë skeptik në momentet më kyçe të Kosovës, nuk kanë besuar te lufta, nuk kanë besuar te pavarësia, kanë shprehur dyshime edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë, por e vërteta historike është ndryshe”.
“… Ne mund të kthejmë një momentum historik për të rikthyer vëmendjen te Kosova, sikurse që janë kthyer gjërat edhe në të kaluarën dhe kanë marrë vëmendjen ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, ka thënë se po të shikosh gazetat “Bujku” dhe “Rilindja’ gjatë viteve ’90 mund të shohësh se për ta ishte iluzore pavarësia e Kosovës.
“Nuk bëhet fjalë thjesht për të ushqyer një iluzion, por po kërkojmë të arrijmë një objektiv”.
Ai ka thënë se Kosova nuk mund të pret që Vuçiqi do të kërkojë falje ndaj Kosovës siç ka ndodhur në Gjermani.
Nurellari ka thënë se në vitin 1999 askush në botë nuk ka pasur dyshime për krimet serbe në Kosovë, por sot, sipas tij, gjërat kanë ndryshuar në botën për këtë arsye duhet formimi i një tribunali për të kthyer në kujtesë ato krime. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025