LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me fishekzjare Drejtoria e Policisë së Shtetit

Sulmohet me fishekzjare Drejtoria e Policisë së Shtetit

Ndizet situata në marshimin-protestë të opozitës. Protestuesit e parë që ndodhen para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kanë hedhur tymuese dhe kapsolla në oborrin e institucionit.

Një numër i vogël efektivësh policie ndodheshin në oborr por më pas u tërhoqën për shkak të situatës së krijuar. Nga ana e policisë nuk ka ende një kundër reagim.

Megjithëse vijon shiu, protestuesit kanë ndjekur nga pas kreun e PD Lulzim Basha dhe liderët e tjerë të opozitës që kanë shkuar deri tek ‘Brryli’ dhe më pas janë kthyer për të shkuar tek Parlamenti.