LAJMI I FUNDIT:

Këto janë pesë gabimet në veshje që të gjithë i bëjnë

Këto janë pesë gabimet në veshje që të gjithë i bëjnë

Më poshtë ju sjellim disa hapa që ju duhet t’i ndiqni për t’u dukur bukur dhe për të mos bërë kurrë gabime në mënyrën sesi visheni. Le t’i shikojmë!

Ju mund të shkoni çdo ditë në palestër, të hani vetëm mollë jeshile, të konsumoni mëngjese të shëndetshme dhe pas të zgjidhni një veshje të gabuar. Punoni aq fort dhe në fund rezultati i punës, mund të mos jetë ai që dëshironi

Ne sot do t’ju japim disa këshilla efektive se si të dukeni bukur në dy minuta duke zgjedhur veshjen e duhur:


Rrobat me shirita të mëdhenj

Rrobat me shirita të mëdhenj mund ta vrasin plotësisht figurën tuaj. Ato mund të duken fine, por japin përshtypjen e disa kileve më shumë. Nëse jeni për dizajne me printime, zgjidhni ato neutrale ose me ngjyra të thjeshta.

Printime horizontale

Printimet horizontale japin përshtypjen e një trupi më të madh. Mirëpo, nëse keni veshje me shirita, mos e humbisni shpresën. Ajo çfarë duhet të bëni është të ndryshoni drejtimin e tyre: vijat vertikale në të kundërt dhe në këtë mënyrë do të dukeni më të gjata dhe më të holla.

Shumë dekorime

Rrudhat, fluturat dhe dekorimet e shumta e shtojnë madhësinë e trupit tuaj. Mundohuni të zgjidhni veshje me dekorime minimaliste për t’u dukur sa më elegante.

Ngjyrat e ndezura

Ngjyrat e ndezura ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë, prandaj duhet të zgjidhni ngjyra në tonë më të zbehta. Hidhini një sy këtyre fotove: I vetmi ndryshim është ngjyra e tyre. Ngjyrat e zbehta, ju bëjnë të dukeni me bel më të hollë.

Bonus: Xhinset perfekte

Për të zgjedhur xhinse perfekte, ju duhet të mbani mend disa gjëra:

-Ka një prerje perfekte për çdo lloj trupi.

-Një madhësi më e vogël e xhinseve, është zgjidhja, sepse me larjen ato zgjerohen dhe nëse i keni në madhësi më të madhe, nuk do të dukeni bukur.

-Ngjyrat e errëta do të duken gjithnjë e më të sofistikuara dhe do t’ju japin më shumë opsione në veshje. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori