LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj po hetohet për sulm ndaj komandantit të Policisë

Molliqaj po hetohet për sulm ndaj komandantit të Policisë

Prokuroria Themelore e Prishtinë, bën të ditur se ndaj të dyshuarit Dardan Molliqaj, më 22 tetor 2015, është pranuar kallëzimi penal i ushtruar nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

“Prokurori i cili aktualisht është duke e trajtuar këtë rast, më 2 tetor 2017, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve, pasiqë ekziston dyshimi i arsyeshëm se, më 12.10.2015, rreth orës 21:30, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, i dyshuari D.M., ka sulmuar një zyrtar policor-komandantin e këtij stacioni policor, D.I., ashtu që i njëjti, përkundër disa ftesave të dërguara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për t’a siguruar deklaratën e tij, nuk është paraqitur dhe asnjëherë nuk e ka arsyetuar mos paraqitjen e tij në intervistim”, thuhet në sqarimin e Prokurorisë.


Lirohet Dardan Molliqaj
Lexo po ashtu Lirohet Dardan Molliqaj

Prokurori i çështjes, më 10 prill ndaj D.M., ka ushtruar kërkesë për lëshim të urdhërarrestit për sigurimin e prezencës së tij në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit të çështjes, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12 maj 2019, ka lëshuar urdhër arrest, i cili është zbatuar sot, më 13 maj 2019, në ora 10:00, si dhe i dyshuari i lartcekur është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori