LAJMI I FUNDIT:

Vushtrria kthehet në Superligën e Kosovës në futboll

Vushtrria kthehet në Superligën e Kosovës në futboll
(Foto: FC Vushtrria)

Falë një edicioni të suksesshëm në Ligën e Parë, FC Vushtrria në sezonin e ri do të bëjë gara në elitën e futbollit të Kosovës.

Kjo skuadër tashmë e ka siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll, ndërsa lojtarët, stafi dhe tifozët i janë gëzuar tej mase këtij suksesi.


“Zyrtare: FC Vushtrria do të jetë anëtar i ri i Superligës së Kosovës. Urime Vushtrri, urime tifozëve tanë kudo që gjinden!”.

“Po kthehemi aty ku e kemi vendin!”, shkruan në një postim në faqen e klubit në Facebook.

Në ndërkohë, janë publikuar disa video të festës së tifozëve dhe lojtarëve nga ky sukses i madh i klubit të Vushtrrisë. /Telegrafi/