LAJMI I FUNDIT:

Rama: Nuk ka shanse që ta rrëzojnë qeverinë

Rama: Nuk ka shanse që ta rrëzojnë qeverinë

Në daljen e tij para medias, pas protestës së dhunshme të opozitës mbrëmjen e djeshme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëriti këtë të diel se opozita nuk ka shanse që ta rrëzojë një qeveri të dalë nga zgjedhjet ku ishte edhe vetë në qeveri.

“Nuk ka shans që të rrëzosh një qeveri të dalë nga zgjedhjet, ku ti ke qenë pjesë e qeverisë. S’ka ndodhur askund dhe nuk ka për të ndodhur as këtu. Natyrisht unë e di që synimi është gjetkë, synimi është që të vendoset vendi në kushte pamundësie dhe të shkatërrohet themeli i rendit kushtetues, procesi zgjedhor, për të konfirmuar se, o ne në pushtet, ose këtu çamet. Nuk do t’ia dalin. Ju siguroj. Çdo protestë janë gjithnjë e më pak.”

“Nuk goditet qeveria, jo nga 7 orë, por as nga 70, as nga 700, as nga 7000 orë kapsolla dhe bomba molotov, por goditen ato vajza dhe djem të pafajshëm. Kush fitoi nga përhapja në pasqyrat e medias së të gjithë botës? Kush fitoi? Kush? Kush humbi? Humbi gjithkush…”


Rama tha se dy policët që qëlluan me shkop gome Sekretarin Organizativ të PD, Sahit Dollapi, e kishin tepruar, por shtoi se i mirëkuptonte, duke qenë se kishin “7 orë nën zjarr”.

Kreu i ekzekutivit tha se policia, me sjelljen profesionale gjatë të gjithë këtij zinxhiri protestash, ka vendosur një standard të ri për sjelljen e uniformave blu që pas rënies së komunizmit.

“Po, do të kishte qenë absolutisht perfeksion i gjithë qëndrimi i policisë në 7 orë sulme, nëse në ato 2-3 sekonda 2 punonjës policie nuk do të kishte goditur me shkop gome dikë që i iku policisë me vrap dhe dikush që ikën me vrap, ka një arsye pse ikën me vrap. Në vende më të zhvilluara do ta kishte pësuar shumë më keq. Të veprosh në ato kushte, të jesh nën flakë dhe nën gurë për 7 orë, duke qenë nën uniformën e Policisë së Shtetit, nuk janë kushtet më optimale për të qenë të qetë. Kështu që unë i mirëkuptoj edhe ata dy punonjës policie që bënë një veprim të tepërt, por të tepërt për ne duke e gjykuar nga ekrani, ama turp më të madh dhe hipokrizi më të madhe dhe përqeshje më të madhe me shqiptarët, që atë incident ta kthesh në një histeri për të provuar se në 7 orë ishte Policia e Shtetit shkaktarja e gjithë asaj që pamë, nuk ka, tha Rama.”/tvklan.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori