LAJMI I FUNDIT:

Pas konferencës së bujshme në Kosovë, Loredana kthehet në Zvicër

Pas konferencës së bujshme në Kosovë, Loredana kthehet në Zvicër
Loredana Zefi në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E shndërruar në personazhin më të përfolur ditëve të fundit, rap-artistja Loredana Zefi tashmë po merr vëmendjen e të gjithëve.

Teksa ishte në Kosovë për të mbajtur konferencë të hapur për media lidhur me aferën e aluduar nga çifti zviceran, Zefi mohoi të jetë e përfshirë në një rast të tillë.

Ajo madje tha se arsyeja kryesore e vizitës së saj në Kosovë ishin xhirimet e klipit të ri, të cilat i përfundoi ditën e së shtunës në Fushë-Kosovë.


Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit
Lexo po ashtu Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit

Tani, rap-artistja duket se është kthyer sërish në Zvicër dhe këtë e ka bërë të ditur përmes dy imazheve të hedhur në InstaStory.

Ajo ka hedhur fillimisht një fotografi me të mbërritur në shtetin helvetik, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Të dua Zvicër”.

Foto: Loredana/InstaStory

Ndërkohë, në një imazh tjetër të hedhur në InstaStory, Loredana ka shfaqur rrugën teksa përshkonte përgjatë kthimit, duke shkruar në mbishkrimin e saj “Duke u kthyer në shtëpi”.

Foto: Loredana/InstaStory

Avokatët e saj kanë thënë se po merren me rastin, i cili do të vazhdojë të trajtohet nështetin zviceran. /Telegrafi/