LAJMI I FUNDIT:

Gattuso beson ende se mund ta arrijnë Ligën e Kampionëve: Prioriteti im është Milani

Gattuso beson ende se mund ta arrijnë Ligën e Kampionëve: Prioriteti im është Milani
Gennaro Gattuso . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani ka marrë një fitore tejet të madhe në udhëtim te Fiorentina.

Rossonerët kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1 dhe kanë mbajtur gjallë shpresat për të zënë një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.


Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi mesfushori turk Hakan Calhanoglu.

Pas ndeshjes trajneri Gennaro Gattuso ka folur rreth mundësisë që kanë për të shkuar në Ligën e Kampionëve.

“Fiorentina është një skuadër që të krijon gjithmonë probleme dhe ka qenë e vështirë të luajmë ndaj tyre”.

“Ata kanë futbollistë shumë të shpejtë në ofensivë, por ne arritëm të menaxhonim mirë ndeshjen dhe të marrim një fitore me vlerë të madhe”.

Vincenzo Montella dhe Gennaro Gattuso. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Ne ende jemi në lojë për të marrë një pozitë që na dërgon në Ligën e Kampionëve. Tani presim Frosinonen dhe deri në fund do të besojmë”, u shpreh Gattuso.

Krejt në fund trajneri i Milanit ka folur edhe për mesfushorin Bakayoko me të cilin pati probleme ndeshjen e kaluar.

“Prioriteti im është vetëm Milani, rëndësi ka skuadra jo individi. Jam i kënaqur me paraqitjen e Bakayokos, pasi javën e kaluar gabuam që të dy”, u shpreh Gattuso. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Tre lojtarë të Arsenalit mund të mos marrin medaljen nëse Topçinjtë fitojnë titullin e Ligës Premier

Premier League
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Kalo në kategori