Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, por edhe një sërë ekpertësh rajonalë ngrenë alarmin se nëse Bashkimi Evropian nuk vepron shpejt, Ballkani Perëndimor do të bjerë në dorë të Rusisë dhe Kinës.
“Moska, nëpërmjet ndikimit politik dhe Pekini, përmes huave, synojnë të parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së në Ballkan”, tha Gjukanoviq në një intervistë për “Reuters”.
Sipas tij, kjo do të thotë se rajoni duhej të ishte interesi kryesor strategjik i Bashkimit Evropian.
“Nëse BE nuk e kupton këtë, unë kam frikë se e ardhmja jonë mund të jetë në rrezik”, tha ai.
BE-ja është duke vënë si kusht çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por është duke ulur fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me Bankën Botërore dhe huadhënësit e tjerë perëndimorë, duke e lënë Kinën të mbushë boshllëkun.
“Palët e treta, të tilla si Rusia dhe Kina, po bëjnë përparime për shkak të mungesës së një aktiviteti konkret të BE në rajon”, tha presidenti malazez, duke përmendur lodhjen nga perspektiva e zgjerimit dhe tensionet e brendshme politike.
“Pse institucionet financiare europiane nuk ofrojnë kushte të njëjta?”, pyeti Gjukanoviq.
Ndërkohë ekspertët e diplomacisë në Ballkan thonë se Rusia ka punuar shumë për të kthyer apo për të rritur ndikimin në Evropë.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, profesor i Diplomacisë në Universitetin e Parisit, thotë se Rusia synon që t’i dekurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, transmeton gazeta Dita.
“Strategjia aktuale e Rusisë është që të pengojë integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes aktorëve lokalë. Në këtë moment, Rusia nuk ka ndonjë synim të rrisë prezencën ushtarake. Mirëpo, të gjitha synimet e saj është duke i arritur duke shtuar tensionet ekzistuese, duke keqpërdorur situatat konfliktuoze në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thekson Murtezaj për “Radio Evropën e Lirë”.
Lisen Bashkurti, ish-përfaqësues i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara thotë se ndikimi në vendet e Ballkanit Perëndimor është element i rëndësishëm i gjeopolitikës së Rusisë.
“Karakteristikat që ka aktualisht rajoni ynë, faza e tranzicionit të tij, elementet e dukshme të keqqeverisjes në shumë vende në këtë rajon, krizat ciklike të përsëritura, dukuritë si korrupsioni në nivele të larta, krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe dukuritë tjera që provokojnë herë pas herë jo-stabilitet, jo-qëndrueshmëri dhe kriza të formateve të ndryshme, janë të gjitha elemente që i hapin dyert mundësisë për t’u rritur prezencën dhe influencën ruse në këtë rajon”, thekson Bashkurti.
Ai thekson se Rusia ka arritur të shtrijë ndikimin edhe në disa nga vendet që janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Por, sipas ekpertit, Ballkani Perëndimor është aktualisht një arenë përplasjesh ndërmjet Rusisë, në njërën anë, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, në anën tjetër.
“Pra, kemi një luftë të ftohtë të shekullit 21, me taktika të reja dhe teknologji të reja Rusia e ka Serbinë parterin kryesor lokal. Kjo për faktin se lidhja tradicionale, por edhe bashkëkohore e Serbisë me Rusinë, është krejt e dukshme. Madje lidershipi aktual i Serbisë e ka forcuar këtë bashkëpunim me Rusinë në shumë plane dhe po e përdor në njëfarë mënyre peshën ndërkombëtare të Rusisë, për të rritur presionin diplomatik mbi Kosovën”, thotë Bashkurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova