LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha ndjehet e ofenduar nga shqiptarët, reagon përmes një videoje

Bebe Rexha ndjehet e ofenduar nga shqiptarët, reagon përmes një videoje
Bebe Rexha (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, krenohet gjithmonë me rrënjët e saj.

Ajo është e ndjekur nga mbi tetë milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Rexha, së fundmi vendosi të publikojë në InstaStory një sërë videosh, përmes së cilave ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët.


Bebe Rexha (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Fillimisht ajo ka thënë se ndjehet krenare që bashkëvendasit e saj i dhurojnë mbështetje, por ka dalë e zhgënjyer pak teksa ka parë se ofendimet më të rënda në rrjetet sociale i merr po ashtu nga shqiptarët.

“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin?”, ka thënë fillimisht Bebe Rexha.

Bebe Rexha (Foto: Scott Dudelson/Getty Images/Guliver)

Më pas përmes disa videove tjera, ajo ka vazhduar të flasë duke treguar se të shumtë janë shqiptarët që i shkruajnë duke i thënë se krenohen me ta, teksa edhe ata që ofendojnë janë gjithashtu me prejardhje nga vendi i saj.

“Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë. Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im… Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit”, ka potencuar këngëtarja shqiptare më tej.

https://www.instagram.com/p/BxUPRA4lDr5/

E njëjta ka treguar se vuan tash e sa kohë nga një çrregullim bipolar, ndaj shpesh komentet ofenduese dhe sharjet i shkaktojnë lëvizje të shpejta në disponim.

Sido që të jetë, sukseset e saj nuk mungojnë dhe shqiptarët kanë më shumë arsye për tu krenuar me artisten që i përfaqëson dhe promovon ata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Monica Schipper/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Bernardi me deklaratë të fortë: Klajdi, Jozi dhe Laerti kanë pikëpyetje në lidhje me orientimin e tyre seksual

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Kalo në kategori