LAJMI I FUNDIT:

Loredanës iu kishte refuzuar nënshtetësia zvicerane, nëse dënohet ajo rrezikon të dëbohet nga Zvicra

Loredanës iu kishte refuzuar nënshtetësia zvicerane, nëse dënohet ajo rrezikon të dëbohet nga Zvicra
Loredana Zefi (Foto: Telegrafi)

Rap-artistja Loredana Zefi vazhdon të mbetet një ndër emrat më të lakuar në media si ato shqiptare, njashtu edhe zvicerane.

Një aferë për zhvatje parash nën akuzat e një çifti zviceran rreth të pesëdhjetave, ka bërë që Loredana të merret në pyetje nga autoritetet në Zvicër, teksa në një deklaratë të hapur për media në Prishtinë më 10 maj, ajo i mohoi pretendimet e çiftit për kërcënim dhe zhvatje.

Gazeta e famshme zvicerane 20 minuten, e cila njëherësh ishte e para që denoncoi rastin, ka shkruar së fundmi se rap-artistja nga Ferizaji nuk posedon as nënshtetësi zvicerane.


Loredana Zefi gjatë konferencës të mbajtur në Prishtinë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Si rrjedhojë, nëse ajo dënohet për rastin në fjalë, sipas ligjeve të shtetit helvetik, ajo nuk mund të qëndrojë dhe do të dëbohet nga vendi, shkruan “20 minuten”.

Gazeta gjithashtu përmend faktin se ajo u rrit në Emmenbrücke në Luzern, ku edhe u shkollua, teksa citon faktin se Loredana posedon vetëm nënshtetësi kosovare, kjo pasi ajo zvicerane i ishte refuzuar në momentin e aplikimit.

Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit
Lexo po ashtu Përmbledhje: Nga akuzat e rënda të çiftit zviceran, faktet dhe reagimet e shumta - gjithçka mbi skandalin e Loredana Zefit

Ishte fundi i vitit 2013 kur ajo aplikoi për natyralizim, por aplikimi me sa duket iu refuzua, ndërsa arsyet se pse ka ndodhur kjo nuk dihen.

“20 minuten” ka kërkuar nga komuna të prononcohen rreth rastit, por të njëjtët kanë refuzuar ta bëjnë për shkak të privatësisë.

Reperja Loredana Zefi deklaroi gjatë konferencës së mbajtur të premten se ajo i ka marrë paratë nga çifti, por kjo ka ndodhur me vullnetin e tyre të plotë dhe jo me kanosje. /Telegrafi/

Loredana Zefi dhe avokati i saj, Tomë Gashi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Kalo në kategori