LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet një prokuror dhe suspendohet një prokurore nga KPK

Shkarkohet një prokuror dhe suspendohet një prokurore nga KPK

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 167-të me radhë, të udhëhequr nga Kryesuesi Bahri Hyseni, në të cilën janë shqyrtuar dhe marrë vendime për pikat e parapara të rendit të ditës.

“Një ndër çështjet më të rëndësishme ishte miratimi i themelimit të dy mekanizmave, të cilët janë përcaktuar në Strategjinë për krimet e luftës – Taskforcës për përpunimin e analizës së resurseve, të cilin do ta përbëjnë përfaqësues nga Këshilli, Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, si dhe Trupit monitorues për monitorimin dhe vlerësimin e efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të kësaj strategjie, të cilin do ta përbëjnë Kryesuesi i Këshillit, Kryeprokurori i Shtetit, një përfaqësues i Policisë së Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së BE-së në Kosovë.

Po ashtu, Këshilli ka marrë vendim për t’i propozuar Presidentit të vendit shkarkimin nga detyra të prokurorit Agron Matjani për shkak të mosrespektimit të rëndë të detyrave zyrtare, vendim ky, i cili ka ardhur pas zhvillimit të procedurave disiplinore nga komisioni përkatës.


Në vijim, Këshilli miratoi kërkesën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për suspendim nga detyra me pagesë të një prokuroreje, ngaqë dyshohet për shkelje të detyrës zyrtare, si dhe ka obliguar Komisionin përkatëse që t’i trajtojë këto shkelje”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë kontekst, Kryesuesi i Këshillit, Bahri Hyseni, ka thënë se secili vendim i këtij institucioni ka peshë të madhe. Andaj, Këshilli dhe Prokurori i Shtetit janë bartës të ngritjes dhe fuqizimit të transparencës, efikasitetit, llogaridhënies, integritetit dhe dinjitetit të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit miratuan edhe kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, për të cilën u mor vendim që të bëhet shpallja e brendshme për avancim të një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të Mitur, pas shkuarjes në pension të prokurorit Xhavit Osmani.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori