Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marr pjesë në manifestimin e 92 vjetorit të themelimit të shkollës “Maxhun Çekaj” në Irzniq, prej ku kërkoi që të investohet në arsim më cilësor që të rinjtë e Kosovës të jenë në hap me trendet e ekonomisë globale.
Duke u shprehur i lumtur që sot ishte në shkollën ku si nxënës kishte marr dijet e para, kreu i ekzekutivit tha se kjo shkollë ishte strehë e shumë luftëtarëve që luftuan për lirinë e Kosovës.
Fjalë të mëdha pati edhe për komandantin e ndjerë, Maxhun Çekaj, emrin e të cilit tash e një vit e mban kjo shkollë.
Haradinaj për Çekajn tha se ishte shembull që edukoi dhe u bë prindër për luftëtarët e UÇK-së, dhe vlerat e tij askush nuk mund t’i kontestojë.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj u zotua për mbështetje të procesit arsimor, pasi sipas tij duhet të përgatiten si shtet për ballafaqim me ekonominë e egër globale. Për këtë shkolle ai ndau edhe medaljen “ Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
“Do ta mbështesim arsimin jo vetëm në infrastrukturë por edhe në kualitetet tjera të nevojshme duhet të garojmë edhe me proceset e brendshme ato që na duhen për jetën tonë por duhet me u aftësua për një luftë të ashpër globale ekonomike. Iu lus profesorë, edukatorë ta keni këtë parasysh sepse nga ajo që i ndihmoni ju fëmijët do t’i bëni të zotë edhe ata kanë me qenë të suksesshëm e të mirë, e kemi detyrë ta bëjmë. Po se po infrastruktura, pagat po se po krejt, por duhet të mendojmë në kualitet të dhënies së dijes dhe të nxënies së dijes me një kualitet që është sot trendi global e mos të vonohemi, se nëse i vonojmë brezat tanë të tjerët do i zënë ato hapësira, ato përparësi që i jep ekonomia globale”, tha Haradinaj.
Në ditëlindjen e 92-të të themelimitt të kësaj shkolle dhe një vjetorit të riemërimit të saj me emrin e komandantit “Maxhun Çekaj” mori pjesë edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi i cili tha se çdo vatër e arsimit në Kosovë në të kaluarën ishte edhe vatër ku mësohej patriotizmi, dhe krahas shumë profesorëve e dijetarëve shkollat shqipe nxori edhe shumë luftëtarë e patriotë.
Bytyqi iu bëri thirrje mësimdhënësve që nxënësit të përgatiten me arsim cilësor për një të ardhme më të zhvilluar të vendit.
“Ajo çka na bënë obligues veçanërisht tek mësimdhënësit që përtej angazhimit të jashtëzakonshëm që e bëjnë për edukimin e brezave të ri , ta kenë edhe një angazhim shtesë që t’ia shtojnë krenarinë kësaj ane me edukim sa më të mirë dhe të rinjtë pasi që vlera e shtua e kësaj shkolle është tashmë edhe vetë emri e dëshmorit, Maxhun Çekaj. Duhet të vazhdojmë që mësimdhënësit tanë, angazhimi i prindërve së bashku me mësimdhënësit dhe ne si organe qeveritare të angazhohemi që të rinjtë tanë të aftësohen për beteja të reja jo edhe pak të vështirë, dhe të rinjtë tanë të përgatiten për një udhëheqje të vendit tonë dhe vendi jonë të jetë i zhvilluar në nivelin çfarë e meriton”, tha Bytyqi.
Drejtori i Arsimit në Deçan, Bekim Vishaj tha se riemërimi i kësaj shkolle me emrin e komandantit “Maxhun Çekaj” brezave iu tregon se sa shumë e kemi respektuar historinë e lavdishme.
Ai tha se Maxhun Çekaj krahas dhënies së dijes me laps, luftoi me pushkë në dorë deri në flijimin e tij për liri.
Vishaj teksa dha mbështetje e madhe për këtë shkollë tha se si komunë po punojnë për shkolla moderne që i plotësojnë standardet evropiane.
“Kjo shkollë po ecën në hap me kohën drejt sukseseve të reja me një proces të shëndosh edukativo arsimor pjesëmarrëse dhe fituese në shumë gara diturie, kulturore e sportive në nivel komunal e më gjerë…Iu siguroj që do jemi gjithmonë me ju duke përkrahur dhe nxitur drejt sukseseve të reja që sot ju si nxënës të jeni suksesshëm”, u shpreh Vishaj.
Drejtori i Shkollës së Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj”, Mehdi Dodaj duke folur për historikun e kësaj shkolle tha se si objekt edukativo-arsimor i plotëson të gjitha kushtet arsimore.
“Në këtë objekt ku tani mbahet procesi edukativo arsimor është ndërtuar në vitin 1974 dhe i plotëson të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor, aktualisht kemi 12 dhoma mësimi, dy kabinete një bibliotekë, një sallë për mësimdhënës”, tha Dodaj.
Pas programit për nder të 92 vjetorit të hapjes së kësaj shkolle e cila tash e një vit mban emrin e profesorit dhe komandantit” Maxhun Çekaj” drejtues të kësaj shkolle të shoqëruar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinj dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi zbuluan pllakatin me emrin e shkollës./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/polic-380x233.jpg)
Arrestohet edhe personi i dytë i dyshuar për vrasjen në Skenderaj
![Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-223210-380x233.png)
Misajllovski në Bruksel u takua me grupin e kontaktit për Ukrainën, fokusi në mbështetjen për Kievin
![Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/mpb-maqedoni-380x233.jpg)
Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/uuiop-780x439.jpg)
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re