LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e konsumit më të larta për 3.4%

Çmimet e konsumit më të larta për 3.4%
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2019, me vitin bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin prill 2019.


Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin mars 2019.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.6%); pemë (3.9%); perime (1.1%); kafe, çaj dhe kakao (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇK”, njofton ASK-ja.

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.1%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej (-0.1%) në IHÇK.

Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2019 me muajin prill 2018 ishte 3.4%.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 3.4% në muajin prill 2019, krahasuar me muajin prill 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (11.6%); mish (4.7%); qumësht, djathë dhe vezë (1.6%); perime (36.3%); kafe, çaj dhe kakao (3.1%); pije alkoolike (1.3%); duhan (3.7%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); blerje e automjeteve (0.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (5.5%)-(ngritja e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (1.2%); shërbime për strehim (8.0%); gjëra personale (2.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3.8 për qind në IHÇK”.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-7.9%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-2.6%); shërbime për transport (-5.5%)-(rënia e çmimeve të biletave të transportit ajror), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori