LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Apelit më 23 maj do të vendos për dënimet me burg për tentim vrasjen ndaj Selës

Gjykata e Apelit më 23 maj do të vendos për dënimet me burg për tentim vrasjen ndaj Selës

Në Gjykatën e Apelit në Shkup më 23 maj do të mbahet seancë publike, në të cilën do të vendoset për aktgjykimet për shtatë personat e dënuar për tentim vrasjen ndaj deputetit Ziadin Sela.

Gjykata Penale vitin e kaluar i shpalli fajtorë, pasi të akuzuarit me paramendim kanë dashur ta vrasin deputetin Sela, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dënimin më të madh e mori Nikolla Vojminovski i cili u dënua me 13.6 vjet burg, ndërsa Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski Toshta u dënuan me nga 13 vjet burg. Me 10.6 vjet burg u dënuan Andrej Micov, Nikollçe Dimitrievski, Oliver Oshavkovski dhe Kosta Dellov.


Shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës dënohen me 82 vite burg (Video)
Lexo po ashtu Shtatë të akuzuarit për tentim vrasjen e Selës dënohen me 82 vite burg (Video)

Nikolla Vojminovski i cili ndodhej në arrest shtëpiak deri në aktgjykimin e plotfuqishëm u arratis dhe akoma është i pakapshëm për organet e rendit.

Për tentim vrasjen ndaj Sellës fillimisht u akuzuan 10 persona, por Sasho Senkov u lirua nga akuza, ndërsa Stojan Pavlevski dhe Cejo Gjorgjievski u gjykuan për veprën “dhunë”, ndërsa pasi pranuan fajin u dënuan me tre vjet burg, gjegjësisht 1 vjet e dy muaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori