Nga Gjirokastra, ku u takua me strukturat e Partisë Demokratike të të gjithë qarkut këtë të enjte, kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se mesazhi i Evropës për kryeministrin Edi Rama është i qartë. Sipas tij, ai është “nuk ka negociata pa dënuar politikanët që vodhën votat në vitin 2017”.
Sipas kreut të opozitës, pa u ndëshkuar vjedhësit e votave, nuk mund të kemi zgjedhje të reja, të lira e të ndershme.
“Beteja dhe zotimi ynë i parë është transformimi politik i vendit sipas standardeve evropiane. Ne demokratët jemi të qartë e të vendosur. Në Evropë shkohet me zgjedhje të lira dhe me balancim pushteti e drejtësi të pavarur”, tha më tej kreu i PD-së.
Basha shpalosi edhe programin e forcës politike që ai drejton, nëse do të vijë në pushtet.
“Brenda 4 viteve të para, pensioni minimal do të jetë 25 mijë lekë në muaj. Do ta ndalim eksodin e mjekëve dhe infermierëve përmes rritjes së pagave në 1.200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët. Kjo rritje do të jetë edhe një tregues indeksimi për të gjitha shërbimet e tjera në Shqipëri. Do të ndalim krizën e arsimit të lartë me dyfishimin e buxhetit. Buxheti do të subvencionojë në masën 100% tarifat e studimeve ‘Bachelor’ dhe ‘Master’ për të gjithë ata studentë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë, dhe 50% për pjesën tjetër. Do t’i japim fund emigracionit të të rinjve”, tha Basha.
Kreu i opozitës tha gjithashtu se inxhinierët e teknologjisë dhe elektronikës nuk do të shkojnë në punë të zeza në rrugët e Evropës, por do të punojnë këtu në Shqipëri, sepse me sistemin e taksës së sheshtë 9%, vendi ynë do të thithë investime të huaja direkte, duke nisur me ekonominë gjermane./TCh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës