Ani pse u quajt gënjeshtar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar sot, se homologu i tij, është porsi një vëlla për të, ashtu sikurse janë të gjithë shqiptarët tjerë.
Këtë deklaratë Haradinaj e bëri pas homazheve që bëri tek varri i heroit Ilir Konushevci dhe i Hazir Malajt.
Ai ka thënë se respekton institucionin e homologut të tij shqiptar.
“Kryeministri i Shqipërisë është institucion, për të cilin unë kam shumë respekt. Kryeministri Edi Rama është vëlla i imi ashtu sikurse janë krejt shqiptarët kudo që janë. Të vërtetën do ta them pa marrë parasysh kujt i pëlqen ose jo. Unë kam thënë të vërtetën për Samitin e Berlinit”, ka thënë ai.
I pyetur nga gazetarët për deklaratat e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku ajo ka përjashtuar veten nga çdo plan se ajo bashkë me presidentët Vuçiç dhe Thaçi si dhe kryeministrin Rama, ka qenë pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës, Haradinaj ka zgjedhur të mos përgjigjet direkt.
Ai ka thënë se suksesi më i madh i samitit të Berlinit është kalimi i procesit të dialogut nga shefja Federica Mogherini, në përgjegjësi të kacelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron.
“Pra, procesi i dialogut është larguar prej një adrese, e cila ka mundur me e befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe. Është shumë me rëndësi që kushdo që ka besuar se duke e ndarë Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi, e kanë parë se ai projekt është përmbyllur. Pra, marrja e dialogut prej zonjës Mogherini tek kancelarja Merkel, që ka qëndrim të qartë e të vazhdueshëm kundër lëvizjes me kufij, tani mendoj se mundemi me qenë më të qetë. Duhet të jemi më vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu, por nuk kemi më rrezik nga ndarja e Kosovës”, ka theksuar Haradinaj.
Haradinaj theksoi se duhet të ndryshohet regjimi i kufirit me Shqipërinë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje