Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Tiranë për procesin e Brdo Brijon. Përveç presidentëve të shteteve, të ftuar nderi janë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, me prezencë të shefes për politikë të jashtme, Federica Mogherini.
Mëngjesin e së enjtes delegacionet kanë arritur në hotelin ku do të mbahet samiti, që nikoqir sivjet është presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Përveç Metës, mysafirët u pritën edhe nga themeluesit e kësaj nisme, presidentja kroate Kolinda Grabar Kitarovic, dhe presidenti slloven Borut Pahor.
Aty shtrënguan duart dhe realizuan fotografitë ceremoniale. Tani pritet që të mbahet mbledhja plenare që do të modelohet nga themeluesit e nismës, ndërkohë Meta do të ketë fjalimin e inaugurimit.
Gjithashtu, fjali dhe diskutime do të ketë edhe nga të ftuarit.
Kujtojmë se Brdo Brijoni është nismë rajonale e bashkëthemeluar nga presidenti i Sllovenisë dhe Kroacisë në vitin 2010.
Liderët kanë arritur dje në Tiranë, ku edhe janë zhvilluar takime të mbyllura.
Në Tiranë është edhe shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si e ftuar nderi në samit, e cila po përpiqet të ulë në një tavolinë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë me qëllim të arritjes së një marrëveshjes finale.
Të mërkurën mbrëma Mogherini zhvilloi takim me kryeministrin Edi Rama, por pastaj edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ku sipas Presidencës, aty është biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për dialogun Kosovë-Serbi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City