LAJMI I FUNDIT:

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës pranohet në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës pranohet në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është pranuar në Konfederatën Botërore të Fizioterapisë (World Confederation for Physical Therapy – WCPT).

Në njoftimin e bërë nga Oda e Fizioterapeutëve thuhet se Kosova është bërë anëtare me të drejta të plota e WCPT-së, transmeton Telegrafi.


Njoftimi i plotë:

“Të nderuar kolegë Fizioterapeut, ju njoftojmë që në takimin e 19-të të përgjithshëm të Konfederatës Botërore të Fizioterapisë( WCPT) të mbajtur sot në Gjenevë, Kryetarja e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës znj.Dafinë Ibrahimi Kaçuri mori konfirmimin zyrtar që nga sot Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës bëhet anëtare me të drejta të plota e WCPT-së”, thuhet në njoftimin e Odës së Fizioterpeutëve në Facebook. /Telegrafi/