Balkan Green Foundation (BGF), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të ndaloj çfarëdo procedure prokurimi dhe aktiviteti që shton kosto të projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” deri në miratimin e garancisë në Kuvendin e Kosovës.
Sipas reagimit të tyre, krijimi i shpenzimeve në një kohë kur garancia për projektin është e domosdoshme të votohet në Kuvendin e Kosovës përbën, ndër të tjera, edhe shpërfillje të autoritetit të Kuvendit.
Reagimi i plotë i BGF, INDEP, GAP dhe GLPS
Përveç krijimit të panevojshëm e joligjor të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës (NKEC), MZHE sapo ka hapur tenderin për “Shërbimet konsulente në formë të Inxhinierit të Pavarur të Qeverisë dhe Konsulentit të Pavarur Mjedisor dhe Social për TC Kosova e Re” në vlerë prej 4 milion eurosh. Ky njoftim për kontratë në vlerë prej 4 milion euro është skandaloz dhe në shpërputhje me realitetin e një projekti që është në pikëpyetje të madhe. Me këtë, ende pa qenë e qartë e ardhmja e projektit, Kosova po hyn në obligime financiare që shkaktojnë humbje dhe potencialisht edhe arbitrazhe me kosto të larta.
Krijimi i shpenzimeve në një kohë kur garancia për projektin është e domosdoshme të votohet në Kuvendin e Kosovës përbën, ndër të tjera, edhe shpërfillje të autoritetit të Kuvendit. Ngjashëm me këtë, Qeveria nxitoi të themelonte Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës (NKEC) e cila praktikisht do të paguajë rroga e nuk do të kryejë asnjë punë deri në vitin 2023. Ngjashëm me këtë, ky njoftim për kontratë përbuzë autoritetin e Kuvendit i cili do të japë fjalën e fundit për kontratën më të dëmshme që nga paslufta, kontratën për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë të drejtë të krijojë shpenzime për qytetarët e Kosovës për një projekt që dita ditës po refuzohet nga qytetarët, nga institucionet më kredibile ndërkombëtare, nga partitë politike dhe shoqëria civile. 4 milionët e kësaj kontrate janë vetëm një pjesë e kostove të mëdha në formë të garancive që buxheti ynë do t’i mbulojë nëse jetësohet kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Po të ishin prioritet çështjet mjedisore dhe sociale që ky konsulent milionësh do t’i mbulojë, Qeveria do të hartonte një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis kredibil dhe duke u bazuar në ligj. I njëjti do të duhej të ishte publik dhe të shihej qartësisht se përse ka nevojë për një konsulent shtesë. Se përse ka nevojë të paguhen 4 milion euro shtesë?
I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet menjëherë nga kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” dhe të mos shtojë barrën financiare të saj. I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës që duke shfrytëzuar mekanizmat e mbikëqyrjes parlamentare, të ndërmarrë masa për të ndaluar rritjen e kostove të implementimit të kontratës deri sa e njëjta të votohet në seancë plenare. Në të kundërtën, çdo ditë e më shumë qytetarët po paguajnë koston për një kontratë dhe projekt për të cilin asnjëherë nuk u pyetën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje