Rreth 60 për qind e të gjitha automjeteve të reja për pasagjerë të regjistruara në Bashkimin Evropian në tremujorin e parë të vitit 2019 përdorin benzinën, përderisa më pak se një e treta furnizohen me naftë.
Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropian të Automjeteve (ACEA), të gjitha automjetet që përdorin burime alternative përbëjnë rreth 8.5 për qind të tregut të BE-së, ndërsa automjetet elektrike (ECV) llogariten në 2.5 për qind nga totali i automjeteve të shitura.
“Me përjashtim të Gjermanisë, kërkesa për automjete me benzinë është rritur në pesë tregjet më të mëdha të automjeteve në BE, me Italinë që përbën rritjen më të madhe procentuale me 21.6 për qind. Si rezultat i kësaj, pjesa e tregut të benzinës u rrit nga 55.5 për qind në 59.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e ACEA-së, përcjell Telegrafi.
Regjistrimi i automjeteve me naftë u zvogëlua në shumicën e vendeve anëtare të BE-së me përjashtim të Gjermanisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Pjesa e automjeteve me naftë në treg shënoi rënie me pothuajse 6 pikë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe tani përbën 32.2 për qind të tregut.
Ndryshe, në vitin 2017 kishte 262 milionë makina të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Prej tyre, rreth dy milionë apo 0.8 për qind ishin elektrike apo hibride, që mund të ecin kombinuar me një motor benzine ose nafte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City