Kim Kardashian tani ka liruar 17 të burgosur në 90 ditë si pjesë e fushatës së saj për të fituar drejtësinë për të burgosurit të cilëve iu janë shqiptuar dënime të gjata për shkelje të nivelit të ulët të drogës
Kim Kardashian thuhet se ndihmoi deri në 17 të burgosur duke financuar fshehurazi një fushatë të drejtësisë penale, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ylli i show-t televiziv “Keeping up with the Kardashians”, filloi ofertat e saj të drejtësisë sociale duke i kërkuar Presidentit Donald Trump për lirimin e gjyshes Tennessee Alice Marie Johnson, në qershor të vitit të kaluar.
Që kur 63-vjeçarja u fal nga Trump pasi takoi Kimin në Shtëpinë e Bardhë, ajo u bashkua me fushatat për të liruar të burgosurit e tjerë.
Kim u bashkua me avokatin Brittany K Barnett dhe ka financuar fshehurazi Projektin “Buried Alive”, i cili ka ndihmuar 17 të burgosur të cilët janë dënuar me burg të madh për shkelje të nivelit të ulët të drogës, si pjesë e projektit të saj “90 Ditët e Lirisë”.
Disa nga të liruarit përfshijnë ish-skllavin e seksit, Cyntoia Brown, Jeffrey Stringer dhe Johnson, i cili kaloi 21 vjet burg për një vepër të dhunshme të drogës.
Por tani shuma e të burgosurve në listë është më e gjatë se kaq.
Javën e kaluar Kim ndihmoi Stringer nga Miami, pasi ishte mbyllur për më shumë se dy dekada për një rast droge të nivelit të ulët.
Kardashian postoi në Twitter të premten një status duke treguar se ajo ndihmoi në financimin e çështjes së tij pasi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Kim gjithashtu u bashkua me të famshmit si Cara Delevigne dhe Rihanna duke bërë thirrje për Brown, e cila u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e një burri që e pagoi për seks kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe, për t’u liruar.
Projekti “Buried Alive” ka treguar përditësimet e atyre që ka ndihmuar dhe pohoi se ka ndihmuar 17 të burgosur, duke përfshirë: Terrence Byrd, Jamelle Carraway të Illinois dhe Eric Balcom nga Florida.
Dhe Kim ka financuar fshehurazi projektin gjatë disa muajve të fundit, thuhet sipas TMZ.
Byrd ka shërbyer 25 vjet në një burg federal për akuzat e posedimit të drogës, Balcom u dënua për drogë gjithashtu dhe Carraway kaloi 11 vite nga dënimi me burg të përjetshëm për posedimin e kokainës.
Të gjitha këto kauza vijnë në sajë të angazhimit të Kimit në fakultetin juridik, kjo pasi tash e një vit ajo ka filluar të studiojë për t’u bërë një avokate.
Kim gjithashtu duhet të kompletojë 60 kredi kolegji dhe pastaj të punojë si një praktikante në një firmë ligjore në San Francisko me qëllim të marrjes së provimit të jurisprudencës në vitin 2022. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëErjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit