LAJMI I FUNDIT:

Përurohet objekti i ambulancave specialistike, pacientët ankohen për pritjet e gjata (Video)

Përurohet objekti i ambulancave specialistike, pacientët ankohen për pritjet e gjata (Video)

Është përuruar objekti i ri i ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa kapaciteti ditor pritet të jetë trajtimi i 900 pacientëve në ditë. 

I gjithë stafi mirëmbajtës ishte aktivizuar para se të mbërrijnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, të cilët do të bëjnë përurimin e objektit të ri të ambulancve specialistike në QKUK.

Veseli, pasi i bërë një vizitë objektit, pati vetëm fjalë të mira.


“Mirë shumë. Vet fakti që diqka që po shihet nuk ka nevojë të shtjellohet më shumë, por duhet të punohet edhe më shumë”, tha Kadri Veseli.

Ndërsa, Ministri Ismaili, tha se këto ambulanca kanë ndikuar edhe në rritjen e shërbimeve shëndetësore.

“Këto ambulanca specialistike kanë pasur diku deri në 250 pacientë në ditë, sot kanë nga 800-1,000 pacientë në ditë”, deklaroi Uran Ismaili.

Të kënaqur u shprehen edhe pacientët.

“Shërbimet e mira, mjekët e mirë. Objekti po ashtu i rregulluar mirë dhe i pastër”, shprehet për RTV Dukagjinin, pacienti Bajram Hajdari.

Por, shqetësim i tyre po vazhdon të mbes, pritja e gjatë për shërbim shëndetësor.

“Prej orës 7:30 jam duke pritur këtu. Numrin nuk munda ta marrë herët, tani e kisha terminin për t’u kontrolluar dhe mjeku më tha prit se po të kontrolloj, deri më dhanë numrin e deri u kontrollova…”, deklaroi pacientja fatime Sekiraqa.

Ambulancat Specialistike në QKUK, janë zhvendosur në një objekt të ri prej 2,500 metra katrorë dhe janë pajisur me aparaturë të re. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje

Kronika e Zezë
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori