Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj pesë të pandehurve, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, që nga data 12 prill 2019.
Sipas aktakuzës, i pandehuri G.V., më 12 prill 2019, rreth orës 14:00, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë pasurore, ka tentuar të kontrabandonte migrantë, në atë mënyrë që edhe pse ishte i informuar se të pandehurit F.V. dhe A.SH., nuk janë të pajisur me dokumente valide të udhëtimit, me veturën e tij, ka tentuar t’i transportonte në Itali, ku me rastin e kontrollimit në pikën kufitare ‘’Dheu i Bardhë’’ është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’ nga neni 170 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e bërë për media nga Prokuroria Themelore në Gjilan thuhet se, të pandehurit F.V. dhe A.SH., më 10 prill 2019, në një kafiteri në Suharekë, nga i pandehuri G.E., kanë blerë letërnjoftimet Italiane të falsifikuara, të dy në vlerë prej 2600 euro, me qëllim që të njëjtat t’i përdornin për udhëtim në shtetin e Italisë.
Me këto veprime, të pandehurit F.V. dhe A.SH., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’, nga neni 398 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Gjithashtu, edhe të pandehurit G.E. dhe S.K., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit’’, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri G.E., takohet me të pandehurit F.V. dhe A.SH., me qëllim që atyre t’ia sigurojë letërnjoftimet, ku edhe kanë biseduar rreth pagesës dhe nga ata ka marrë shënimet personale, me ç’rast të njëjtat dokumente ishin rregulluar nga i pandehuri S.K.I pandehuri S.K., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, pasi që pa leje adekuate ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar gjatë bastisjes./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A