LAJMI I FUNDIT:

SHBA do të jep 30 mijë viza për punë sezonale

SHBA do të jep 30 mijë viza për punë sezonale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ka njoftuar se do të lëshoj 30 mijë viza për punë sezonale gjatë vitit 2019.

Sipas një njoftimi nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Punës, këto viza do të lejojnë që punëdhënësit të punësojnë punëtorë të huaj për punë të përkohshme, do të jenë në dispozicion vetëm për punëtorët që tashmë kanë marrë statusin H-2B në tre vitet e fundit, përcjell Telegrafi.


Në muajin mars 2019, një grup senatorësh kërkuan rritjen e numrit të vizave në 66 mijë. Kërkesa për punëtorët sezonalë ishte shumë e madhe, ku këtë vit faqja e Departamentit të Punës pothuajse doli nga funksioni.

Gjithashtu, komuniteti i biznesit ka avokuar për viza të tjera sezonale. Megjithatë, avokatët e një politike të ngushtë të imigracionit kanë thënë se këto viza ulin pagat dhe i pengojnë punëtorët amerikanë të gjejnë vende pune.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Sigurisë së Atdheut, Kevin McAleenan, tha se ligjvënësit duhet të vendosin nivelin e caktuar të vizave, kështu që ekzekutivi nuk duhet të marrë për çdo vit vendime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori