Shkencëtarët danezë kanë kryer një studim të madh, ku kanë analizuar hyrjet në spital të më shumë se 6 milionë pacientëve dhe rezulton se femrave ju duhet një kohë më e gjatë se e meshkujve për diagnostikim, të sëmundjeve ose problemeve shëndetësore të tyre
Në këtë artikull do të gjeni disa dallime në mjekësinë “mashkull” dhe “femër” dhe pasojat që mund të sjellin ato.
Nëse je femër dhe mjeku gjatë vizitave ju thotë këto shprehje kujdes: Duhet të ndryshoni mjek/e.
Shprehja 1: Të gjitha sëmundjet vijnë nga të qenit beqare
Kjo mund të tingëllojë si një paradoks, por femrat zakonisht hasin në këtë mendim stereotipik mjekësor kur vizitohen tek një gjinekolog. Për shembull, rreth një në 10 femra kanë endometriozë (një sëmundje kronike ku qelizat endometriale lokalizohen dhe rriten jashtë mitrës), por duhen gati deri në 8 vite që të diagnostikohen me këtë sëmundje ose një tjetër sëmundje autoimune dhe ato duhet të vizitojnë 5 mjekë të ndryshëm për të marrë diagnozën e tyre.
Pse ndodh kjo? Shpesh, kur një grua përjeton dhimbje të legenit, i rekomandohet të ketë një jetë të rregullt seksuale. Për disa arsye, mjekët mendojnë se kjo është shërimi për të gjitha sëmundjet femërore.
Shprehja 2: Çdo gjë mund të “shërohet” me lindjen e fëmijës
Nëse një femra gjen një partner, por shëndeti i saj nuk është përmirësuar, ajo mund të marrë një rekomandim që të bëhet nënë. Specialistët e zotë janë të vetëdijshëm se lindja është një provë serioze, madje edhe për një trup të shëndetshëm.
Një grua mund të vuajë depresionin pas lindjes, sëmundjet kardiovaskulare, prishjen e dhëmbëve, flokëve dhe gjendja e thonjve mund të përkeqësohet ndjeshëm etj.
Pra, është e qartë se lindja nuk mund të jetë një ilaç. Përveç kësaj, të kesh fëmijë është një përgjegjësi e madhe. Ata kanë nevojë për kujdes, dashuri dhe mbështetje financiare dhe ata nuk mund të zëvendësojnë diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.
Shprehja 3: Mos mendoni për problemet tuaja
Besohet se femrat janë më emocionale dhe janë më të prirura për t’i ekzagjeruar problemet e tyre, ndërsa meshkujt përpiqen të durojnë më shumë. Studimet kanë treguar se mesatarisht, femrat marrin trajtim analgjetik në një departament emergjence 16 minuta më vonë se meshkujt.
Femrat gjithashtu kanë më pak mundësi për të marrë një trajtim të plotë kur shkojnë në urgjencë me simptomat e një ishemie akute kardiake. Kjo ndodh sepse simptomat e tyre mund të ndryshojnë nga ato të meshkujve.
Opinioni publik
Femrat shpesh marrin përgjegjësi jo vetëm për veten, por edhe për familjet e tyre.
Ato nuk ndjekin rekomandimet standarde: Për të pushuar më shumë dhe për t’u shqetësuar më pak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'