LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri reagon pas largimit të Rrahim Pacollit: Ka njerëz që duan ta rrënojnë AKR-në

Labinot Tahiri reagon pas largimit të Rrahim Pacollit: Ka njerëz që duan ta rrënojnë AKR-në

Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri ka reaguar pas dorëheqjes që ka dhënë Rrahim Pacolli nga pozita që ai mbante si Sekretar Organizativ i AKR-së si dhe nga partia.

Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social, e ka lavdëruar Rrahim Pacollin duke thënë se ishte person që i ka mbajtur premtimet, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu Tahiri ka paralajmëruar se ka njerëz brenda AKR-së, që po duan ta rrënojnë partinë.


Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

“Rrahim Burri, nuk e di sa janë pro me ty dhe jo pro në AKR! Një e di, prej që jam në këtë parti, njeri i gjallë si ti nuk më ka nejt në fjalë, dhe nuk ka pasur njeri që i ka mbajt premtimet sikurse ti!
Qysh do le të vjen e ardhmja, por që je shumë i drejtë e kam nuhatur moti kohë!
Edhe një, nuk i di arsyet e këtij vendimi , por e di që ka shumë mbrenda partise, që duan ta rrënojnë ketë parti!
Uroj të i hapin sytë”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, Rrahim Pacolli, që ishte Sekretar Organizativ i Aleancës Kosova e Re, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe nga partia.

Rrahim Pacolli braktis AKR-në
Lexo po ashtu Rrahim Pacolli braktis AKR-në

Dorëheqjen e tij Pacolli e ka bërë të ditur sonte përmes një postimi në Facebook, ndërsa në parti kanë thënë nuk dinë asgjë për dorëheqjen e tij. /Telegrafi/

Rrahim Pacolli braktis AKR-në
Lexo po ashtu Rrahim Pacolli braktis AKR-në

Ndryshe, Rrahim Pacolli ka braktisur Aleancën Kosova e Re gjatë ditës së sotme. Ai ka thënë se arsyet e largimit nga partia janë personale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Bislimi: Vetëvendosje nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti opozitare pas zgjedhjeve

Politikë
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Haradinaj: E kam një ndjenjë që do t’i befasojmë të gjithë me rezultat

Politikë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kalo në kategori