Shoqata Ndërkombëtare e Testimit të Farërave (ISTA) ka organizuar punëtorinë tre ditore në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë (IBK), i cili është edhe nikoqir i kësaj punëtorie, në të cilën do të diskutohet lidhur me rëndësinë dhe nevojat e laboratorëve të testimit të farërave.
Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të IBK-së, përfaqësues të laboratorëve nga Australia, Greqia, Suedia, Letonia, Irlanda dhe Norvegjia, dhe me këtë rast aty do të prezantohet dhe diskutohet edhe për parimet bazë të menaxhimit të cilësisë, për nevojat e laboratorëve të testimit të farërave, të cilat duhet të jenë në përputhje me Standardin e Akreditimit të ISTA-s dhe të përgatiten për arritjen dhe mbajtjen e akreditimit të ISTA-s.
Ndryshe, kjo punëtori ka filluar më 09 prill dhe do të zgjasë deri më 11 prill, ndërkaq kjo është hera e parë që ISTA ka organizuar seminar në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, Instituti Bujqësor i Kosovës gjatë këtyre ditëve do ta ketë edhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me këtë organizatë për të hapur në këtë mënyrë edhe rrugën për anëtarësimin e IBK-së në këtë organizatë ndërkombëtare e po ashtu edhe akreditimin ndërkombëtar të Laboratorit të Kontrollit të Farërave të Institutit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë