Një ekip mjekësor në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve ka kryer me sukses një operacion të rrallë te një fëmijë i moshës 2 vjeçare, i dyti që realizohet brenda 20 vjetëve në QKUK.
Sipas njoftimit për media, fëmija kishte marrë lëndime në bark nga një televizor dhe pas ekzaminimeve të nevojshme, mjekët kanë vërejtur një formacion cistik në pankreas.
Kirurgu Ali Aliu thotë se intervenimi është kryer me sukses të plotë, ndonëse i komplikuar, kurse pacienti është lëshuar për në shtëpi.
“Pas intervenimit me sukses, pacientja është liruar brenda javës për në shtëpi. Në pranim pacientja kishte 10.5 kilogramë. Këto raste janë të rralla, kanë qenë prezente edhe më herët. Për fat të mirë, këto raste kryhen në klinikën tonë dhe nuk ka nevojë për trajtim jashtë vendit”, tha Aliu.
Në njoftim thuhet se për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, mjekët ia kishin ndërprerë mënyrën e rregullt e të ushqyerit dhe pacienti ishte mbajtur vetëm me terapi parenterale (infuzion).
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, Murat Berisha, pohon se fëmija ka qëndruar pa ngrënë më shumë se një muaj, meqë ishte konstatim i mjekëve për të shmangur komplikimet tjera.
“Është rast i ndjeshëm. Pas traumës që pëson pacienti, duhet të qëndrojë pa ushqim. Fëmija ka qëndruar pa ngrënë 5 javë. Është mbajtur me një material ushqyes që kushton shumë, por familjarët nuk kanë pasur nevojë të shpenzojnë për të, sepse ne, si Klinikë, e posedonim”, deklaroi Berisha.
Durim Kastrati, babai i pacientes, është shprehur i kënaqur me mënyrën e trajtimit të vajzës dhe ka falënderuar mjekët për punën e bërë.
“Nuk kam menduar që mjekët tanë mund t’i kryejnë këto operacione. Sjellja e tyre ka qenë shumë e mirë. Për secilin veprim na kanë informuar. Rasti, sipas mjekëve, ka qenë i rëndë, por është kryer me sukses. Shërbimi për vajzën time ka qenë shumë i mirë”, theksoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje