LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet ekonomia e Eurozonës

Ngadalësohet ekonomia e Eurozonës

Ekonomia e Eurozonës në tremujorin e dytë të 2019-së kishte një rritje të dobët, kjo erdh pasi që sektori i prodhimit po prek gjithnjë e më shumë industrinë e dominimit të shërbimeve të Bashkimit Evropian.

Indeksi Përfundimtar i Blerjes së Përbashkët, që konsiderohet një masë e mirë e shëndetit të përgjithshëm ekonomik, në muajin prill u zhyt me 51.5 pikë sa ishte 51.6 pikë në muajin mars.

“Sondazhi është tregues i ekonomisë që rritet me një normë tremujore prej rreth 0.2 për qind, por prodhimi mbeti i zhytur në rënien më të madhe që nga viti 2013 dhe rritja e sektorit të shërbimeve ra në nivele të ulëta”, tha Chris Williamson, ekonomisti kryesor i biznesit në IHS Markit, përcjell Telegrafi.


Në tremujorin e parë të këtij viti, ekonomia u rrit 0.4 për qind, por një sondazh i muajit prill realizuar nga Reuters sugjeroi se rritja do të ngadalësohet në 0.3 për qind në tremujorin e dytë.

Po ashtu, Indeksi i Pritjeve të Bizneseve për firmat e shërbimeve ra në 62.2 pikë nga 62.3 pikë që ishte më herët. /Telegrafi/