Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili tha sot se infermierët janë pjesa më vitale e sistemit shëndetësor në Kosovë. Ai tha kështu në Konferencën e I-rë vendore të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor (OIK), e cila po mbahet në Ferizaj me moton: “Nderojmë të kaluarën – ndërtojmë të ardhmen”.
Konferenca e organizuar nga OIK po trajton tema që në fokus kanë rolin e shërbimit infermierik gjatë periudhës së luftës në Kosovë si dhe në dy dekatat e pas luftës në Kosovë dhe po mbahet në vigjilie të shënimit të Javës së Infermierisë në Kosovë.
Duke vlerësuar lart rolin dhe kontributin e çmuar të infermierëve gjatë luftës dhe në rimëkëmbejn e sistemit shëndetësor në Kosovë, Ministri Ismaili tha se fakti që infermirët e Kosovës paraqesin një potencial të jashtëzakonshëm dhe ata po kërkohen nga vende të ndryshme, i bën institucionet dhe këtë komunitet që të punojnë edhe më shumë në mënyrë që persektiva dhe e ardhmja e tyre të realizohet në Kosovë dhe jo në vende të tjera.
“Ne po punojmë që sistemi ynë shëndetësor t’u përgjigjet kërkesave të infermierëve dhe profesionistëvë të tjerë shëndetësor. Shëndetësia jonë do të jetë çdo ditë e më e mirë dhe në këtë kuadër, po punojmë që infermierët si pjesa më vitale e sistemit tonë të kontribuojnë këtu në funksion të avansimit të sistemit, fuqizimit të rolit të tyre dhe sigurimit të shërbimeve cilësore për pacientët tanë”, tha Ministri Ismaili.
Kryetari i OIK, Naser Rrustemaj, tha se infermierët kosovarë jo vetëm në luftë, por gjatë tërë viteve të aprt’heidit bënë më të mirën, duke mos kursyer asgjë nga vetja, për të qenë afër pacientëve, kur këta u dëbuan edhe nga institucionet shëndetësore.
“Me përfundimin e luftës, sprova për infermierët nuk përfundoi… Paslufta, tha ai, nuk na gjeti shumë dinjitetshëm dhe shpesh jemi ballafaquar me anashkalimin dhe diskriminimin që nuk e kemi merituar, por, ne si komuniteti më i madh shëndetësor, kemi vazhduar të bëjmë punën tonë, duke mos kursyer asgjë nga vetja”. Ai bëri thirrje që të reflektohet dhe të vlerësohet puna e infermierëve, angazhimi, mundi dhe shkollimi i gjithë stafit infermieror dhe shëndetësor, në mënyrë që për qyttarët kosovarë të ketë shërbime sa më të mira shëndetësore.
Qëllimi i Konferencës është që të forcohet roli i Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësor në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, promovimit dhe përmirësimit të shëndetit të popullatës së Republikës së Kosovës.
Organizimi i konferencës është bërë në bashkëpunim me komunën e Ferizajt dhe të Shtimes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos