LAJMI I FUNDIT:

Shkup, ndërron jetë një foshnje për shkak të fruthit

Shkup, ndërron jetë një foshnje për shkak të fruthit

Një foshnje 11-muajshe, dje ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve pas epidemisë së fruthit.

Siç njoftoi mjeku Vlladimir Mikiq nga Instituti për Shëndet Publik, gjatë ditës së djeshme foshnja për dy javë ka qenë në mjekim intensiv në Klinikën për Sëmundjen e Fëmijëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka pasur pneumoni të rëndë, gjakderdhje në tru. Fruthi është sëmundje serioze dhe paraqet sëmundje të disa-sistemike dhe mund të sulmojë gjitha organet e sistemit për frymëmarrje dhe sistemit nervor qendror”, tha Mikiq.


Ai shtoi se gjatë javës së kaluar janë paraqitur 113 raste të dyshimta, prej të cilëve tek 110 është përhapur fruthi. Prej tyre 46 janë në Shkup, ndërsa 64 në qytete tjera.

Ndryshe, kjo është viktima e katërt që ndërron jetë si pasojë e fruthit, që nga shpallja e epidemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës

Lajme
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s

Politikë
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë  trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi

Lajme
Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe

Në veri vendosen disa mbishkrime në gjuhën serbe "Ja ku jemi për Krishtilindje"

Lajme
Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Kurti reagon ndaj debateve mbi doracakët për edukimin seksual në shkolla

Lajme
Kalo në kategori