LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i BERZH-it për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i BERZH-it për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
President of the European Bank for Reconstruction and Development

Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Sir Suma Chakrabarti, më 6 maj do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni, në të cilën janë paraparë takime me përfaqësues qeveritar dhe të bashkësisë së afaristëve.

Suma Chakrabarti pritet të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, zv.kryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Financave Dragan Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vizita e tij është në kuadër të vizitës rajonale në Ballkanin Perëndimor, e cila vjen si përgatitje për Asamblenë Vjetore të BERZH, që do të mbahet javën e ardhshme në Sarajevë.


Nga BERZH thonë se kjo është vizita e parë e Suma Chakrabarti pas ndryshimit të emrit të shtetit, hap të cilin e konsiderojnë si pozitiv për tërheqjen e investimeve në rajon./Telegrafi/