Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb, e cila u diskutua sot në komisionin ad hoc, tani ka marrë formën e duhur.
Disa nga anëtarët e komisionit ad-hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, patën kritika dhe vërejtje teknike, por e cilësuan edhe si të vonuar.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kjo rezolutë është e vonuar.
Sipas tij duhet shkuar më tej rezolutës për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
“Draft Rezoluta pa dyshim që është e vonuar, por iniciativa e kryetarit të parlamentit besoj që do të shkoj më larg se rezoluta. E gjithë kjo pasi që rezoluta nuk është obligative sikur edhe shumë rezoluta tjera. Krimet serbe duhet të shkojnë më larg, në ndonjë Gjykatë Speciale”, ka thënë ai.
Lluka ka theksuar se duhen hapa konkret për gjykimin e kriminelëve të masakrave në Kosovë.
“Pra, rezoluta është e mirëseardhur, por mendoj se jemi shumë vonë, sepse efekti i saj nuk është obligativ, prandaj duhet të ecim më larg, me hapa konkret me gjykimin e kriminelëve të masakrave në Kosovë”, është shprehur ai.
Sipas njohësit të çështjeve politike, Ramush Tahiri, rezoluta është e vonuar pasi që ka ardhur 20 vite më vonë pasi që kanë ndodhur krimet.
Tahiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pavarësisht vonesës së saj, krimi nuk është vonë të gjykohet.
“Rezoluta kurrë nuk mundet të jetë e vonuar, përderisa nuk janë gjykuar dhe nuk janë dënuar krimet. Pse është 20 vite pasi kanë ndodhur krimet, normalisht që është e vonuar, mirëpo krimi nuk vonohet kurrë dhe kurdo që del para drejtësisë, kudo që gjykohet është gjë e mirë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, ai theksoi se kjo rezolutë duhet të përcillet në institucione ndërkombëtare dhe se sipas tij edhe nga këto institucione duhet të nxirret një rezolutë që gjykon krimin serb në Kosovë.
“Rezolutat e Kuvendit të Kosovës shërbejnë si shtytje dhe si orientim, edhe si shprehje e vullnetit, por ato duhet të materializohen me ligje dhe me veprime. Tash rezoluta për gjenocidin duhet të përcillet në institucione ndërkombëtare dhe tek Këshilli i Evropës, pasi që ne kemi përfaqësues atje, sikur që ishte Raporti i Dick Martit. Duhet të kërkohet një rezolutë e Këshillit të Evropës për këtë çështje, edhe në Parlamentin evropian, përmes vendeve mike dhe përmes Shqipërisë, pra të futet një rezolutë për gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë”, është shprehur ai.
Tahiri, ndër të tjera ka thënë se Kosova duhet ta krijojë edhe një Gjykatë speciale për gjenocidin serb dhe krimet e luftës.
“Duhet të krijohet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Ne tani e kemi një Gjykatë ndërkombëtare që e miratoj Kuvendi, e cila është me prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, që të akuzuarit, dëshmitarët janë kosovarë. Kjo Gjykatë është kundër krimeve të pretenduara të UÇK-së. Ndërsa neve na duhet një Gjykatë Speciale për krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, dhe që ka për objekt ata paramilitarët e Serbisë, e po ashtu ku Kosova përmes Interpolit duhet të kërkoj që t’i ekstradoj dhe t’i dënoj në Kosovë. Gjithashtu Kosova mund të paraqes kërkesë të bëhet një gjykatë ndërkombëtare për këto krime, dhe gjenocidin e Serbisë, sepse Gjykata e Hagës nuk ia arriti me sukses t’i dënoj një numër të vogël të personave, duke mos dënuar as Millosheviqin”, është shprehur ai.
Ndryshe sot anëtarët e komisionit ad hoc për hartimin e projekt-rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë, janë pajtuar që rezolutës t’i bashkëngjitet edhe lista e masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova