Tri ditë pasi që i ka mbushur 60 vjet E.Rrahmani nga qyteti i Gjilanit ka vdekur. Ajo që një kohë ishte qenë e diagnostikuar me tumor në pankreas. Për këtë sëmundje ajo kishte pasur edhe një intervenim kirurgjik në Klinikën Abdominale të QKUK gjatë fundit të vitit që shkoi.
Intervenimi në QKUK sipas familjarëve kishte kishte qenë i suksesshëm. Por e gjithë tortura siç ata e përshkruajnë për familjen Rrahmani nga Gjilani kishte nisur në momentin kur ata nënës së tyre kishin filluar t’ia japin disa ilaçe popullore të cilat i merrnin nga një person i cili e quan vetën mjek popullor e qe jeton në Bujanovc.
Për Gazetën Express, rreth këtij rasti ka folur djali i gruas që ndërroi jetë. Rr. Rrahmani, ka rrëfyer se si gjendja shëndetësore e nënës së tij është përkeqësuar nga momenti kur ajo kishte filluar që ta pijë ilaçin që e kishin marrë nga mjeku nga Bujanovci.
“Ky personi (mjeku), po e përgatiste një ilaç për tumore. Ne dëgjuam për të dhe e kontaktova. Ai më tha që shumë personave u ka ndihmuar me të. Kur ma ka sjellë ilaçin në Gjilan, më ka thënë se 100 për qind do të ketë sukses. Unë me të kontaktoja përmes telefonit. Por pasi që ma ka sjellë ilaçin, asnjëherë ne nuk kemi mundë që të kontaktojmë me të”, tregon djali i 60-vjeçares së ndjerë.
Por, ai thotë, se edhe nëna e tij deklarohej se pasi që e pinte ilaçin ndihej keq me shëndet.
“Prej momentit kur nëna ime ka fillua me e pi atë ilaç, gjendja e saj shëndetësore ka fillua me iu përkeqësuar. “Mos më jepni më, se po mi djeg mushkëritë”, kështu na thoshte kur e pinte atë ilaç”, rrëfen tutje djali i 60-vjeçares së ndjerë E.Rrahmani.
E ilaçin popullor të cilin kjo familje po ia jepte nënës së tyre e kishin blerë 50 euro nga A. Selimi. Që nga momenti kur e kishin marrë ilaçin, familja thotë se më nuk kanë mundur që të kontaktojnë me mjekun.
“Ai tash na ka blloku në të gjitha rrjetet. Ilaçi ka kushtuar 50 euro, kanë qenë 4 shishe të qelqit të mbushura. Në fund të dhjetorit ne kemi fillu me ia dhanë ato ilaçe. Ai më ka thënë se shumë persona e kanë përdorë edhe që tek te gjithë ka pas sukses”, rrëfen tutje djali i gruas që vdiq.
Mjeku që po akuzohet: Unë vetëm ia kam dhënë ilaçin, nuk e prodhojë atë
E mjeku popullor, A.Selimi, i cili jeton në Bojanoc thotë se është në dijeni për rastin, por se nuk beson se ilaçet që ai ia ka dhënë të ndjerës kanë ndikuar që ajo të humbë jetën.
A.Selimi ka pohuar se shet ilaçe të cilat sipas tij ndihmojnë në shërimin e tumorit. Thotë se ilaçi nuk prodhon efekte anësore.
“Po shes ilaçe kundër tumorit. Ai u konstultua me mua gjatë gjithë kohës. Po e njohë pak a shumë personin për të cilin ju po pyetni. Shumë persona janë shëruar nga ai ilaç. Tash varet se si ndikon tek shëndeti i tjetrit. Ilaçi nuk ka aspekt efekte anësore. Shumë persona janë shëru nga ky ilaç. Që dy vite unë merrem me këtë punë. Ilaçi ka përmbajtje bimore. Unë për pacienten në fjalë nuk e di se sa e ka pas sëmundjen e rëndë. Unë nuk po mundem me e ditë se qysh ka reagu”, tregon personi i cili e quan vetën mjek popullor.
Por, ai e pranon se ilaçet që ua shet personave të ndryshëm në Kosovë e jashtë saj, nuk i prodhon vet. Ani se këtë punë nuk ua tregon edhe ‘nevojtarëve’ të cilëve ua shet këtë ilaç në vlerën e 50 eurove.
“Unë ilaçin e marrë nga dikush tjetër. Nuk e bëjë unë vet. Unë nuk iu kam tregu gjithë atyre që ua jap ilaçin se ilaçet nuk i prodhojë vet. Ne jemi të obliguam që t’i ndihmojmë njerëzve”, shpjegon tutje ai. “Nga unë ilaçe marrin jo vetëm nga Kosova por edhe nga Zvicra edhe kanë sukses. Ato i bënë një gru e moshuar që jeton në katun në një vend”, rrëfen tutje personi nga Bujanoci.
Megjithatë, për familjen nga Gjilani, A.Selimi, thotë se vetëm një herë kanë kërkuar ilaçe nga ai. Edhe pse numrin e familjarëve të së ndjerës ai thotë se ka bllokuar.
“Personi gjatë gjithë kohës më shkruante për gjithçka. Unë tash nuk mundem me e ditë krejt hollësisht për sëmundjen. Ai vetëm një herë e ka marrë tek ne ilaçin”.
Mjeku popullor nga Bujanoci, A.Selimi, thotë se nuk beson se gruaja në fjalë ka vdekur pas ilaçeve që ai ia ka dhënë.
Mjeku popullor ia bllokon numrin familjes që ia dha ilaçin
“Nuk kemi çka me ba tash, ajo fatkeqësi ka ndodhë. Mirëpo nuk besojë që e ka pas prej ilaçeve. Ka plotë raste që janë shërua. E kemi një në Gjilan që është shërua, edhe ajo gruaja ka qenë e operuar”, përfundon ai,
E djali i gruas që ndërroi jetë në prillin e këtij viti, po u bënë apel kosovarëve që mos t’i marrin ilaçet e këtij personi.
“Mu nëna më shkoi. Por tash ka edhe njerëz të tjerë që po marrin ilaçe nga ai, Unë nuk dua që edhe dikush tjetër të pësojë si nëna ime. Dhembjet e saja kur e pinte ilaçin ende i kam para sysh”, thotë djali i gruas nga Gjilani e cila vdiq muajin që e lamë pas.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Posta e Maqedonisë në krizë, kërkohet rritje stafi dhe rritje e pagave
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria – The Guardian sjell detajet
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj