LAJMI I FUNDIT:

India planifikon ta ndalojë një sondë në Hënë gjatë muajit shtator (Foto)

India planifikon ta ndalojë një sondë në Hënë gjatë muajit shtator (Foto)

Sonda Chandrayaan-2 do të nisë misionin për në Hënë nga nëtë deri më 16 shtator, pasi planet për ta nisur gjatë në prill nuk u realizuan.

Nëse ky mision del i suksesshëm, atëherë India bëhet shteti i katër në botë që ndalon në sipërfaqen lunare, pas Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë, transmeton Telegrafi.

Izraeli ka bërë një tentatim gjatë këtij viti por nuk ka pasur sukses.


Kjo është përpjekja e parë e Indisë për në Hënë dhe është lanifikuar të ndalohet në polin e jugut, një territor i paeksploruar deri më tani.

Gurët në këtë territor lunar, besohet të jenë rreth katër miliardë vjet të vjetër dhe mund të ofrojnë mundësi të pasura për zhvillimn e energjisë nukleare.

Të gjitha sondat e mëparshme, kanë ndaluar në pjesën luanre pranë ekuatorit, ndërsa kjo është hera e parë që provohet ky lokacion më i largët.

Kjo është hera e dytë që Indian Space Research Organization bën përpjekje për të shkuar në sipërfaqen lunare, ndrësa hera e parë që ka për mision ndalimin në Hënë. /Telegrafi/